Shtypshkronja e Skraparit: Si dhe pse erdhi “Mbrothtësia” rilindase në Skrapar!…

Shtypshkronja e Skraparit: Si dhe pse erdhi “Mbrothtësia” rilindase në Skrapar!…

Zylyftar Hoxha

 

Ndryshe nga ndërmarrjet e tjera në qytetin e Çorovodës, shtypshkronja ishte e privuar dhe e mbyllur për publikun. Ajo hynte në të ashtuquajturit “Objekte të rëndësisë së veçantë”, me një status të rreptë dhe me një sekret niveli të lartë shtetëror.

 

 

Sot  aty nuk ka asnjë shënjë, pasi u privatizua dhe makineritë shkuan për skrap në metalurgjikun e Elbasanit, por nuk ka edhe asnjë dokument të arkivuar të saj me ndonjë zyrë apo arkiv lokal apo kombëtar për shkak të sekretit. Nuk ka asnjë foto, pasi ato ishin të ndaluara. Askush nuk mund të hynte me aparat në repartet e kësaj ndërmarrjeje.

 

 

Kanë kaluar 52 vjet që atëhere dhe shumë kujtime e mbresa janë mbuluar nga harresa, ndaj iu kërkojmë falje, nëse në këto shënime do të kemi lënë jashtë ndonjë gjë të rëndësishme dhe me vlerë apo do të kem harruar ndonjë emër.

 

 

Shtypshkronja zuri fill në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, kur Skrapari, me vendime të posaçme të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë, ishte projektuar, që, në rast lufte, të kthehej në  qendër, ku do të vendosej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Komiteti Qendror i PPSH si dhe “Blloku” i banimit të udhëheqjes së lartë të Partisë dhe shtetit.

 

Në një vizitë që bëri udhëhëqësi i Partisë së Punë së Shqipërisë, Enver Hoxha, në Skrapar, në vitin 1971,  ishin në fazën përfundimtare, madje disa edhe kishin filluar nga funksionimi, shumë objekte të “rëndësisë së veçantë”, siç quheshin atëhere.

 

 

Kishte filluar Uzina Mekanike e Armëve dhe Municioneve në Poliçan; në lagjen e “Lamçeve” të Mollasit në Çorovodë ishin bërë depot e Thesarit të Shtetit, Arkivi i Qëndror Shtetëror, vilat Shetërore për akomodimin e udhëheqjes në rast Lufte si dhe ishte ngritur një shtypshkronjë e fuqishme për kohën, që, në rast nevoje, do të nxirrte gazetën “Zëri i Popullit.

 

 

Me sa kam marr vesh më vonë, shtypshkronja paska qenë pjesë e shktypshkronjës së patriotit Kristo Luarasit, e sekuestruar pas Çlirimit. Këtë shtypëshkronjë të quajtur “Mbrothtësia” Kristoja e ka patur në Sofje, në Selanik dhe më pas edhe në Tiranë.

 

 

Shtypshkronja u vendos në lagjen “Hasan Seitaj” që më përpara kishte qenë konvikti i shkollës 7-vjeçare dhe asaj të mesme të Çorovodës. Trualli dikur ka qenë i Lamçeve të Mollasit. Makineritë u montuan në ish-konvikt, ndërsa më pas u shtuan edhe godina të tjera për magazina dhe reparte ndihmëse.

 

 

Për të montuar makineritë kanë ardhur tre specialistë të vjetër nga shtypshkronja “Mihal Duri” e Tiranës, Jak Banda, Pjetër Kola dhe Riza Qyrfyçi. Shtypshkronja u nda me reparte: reparti i makinerive të shtypit; reparti i radhitjes; reparti i libra-lidhjes, reparti i zingagrafisë; reparti ndihmës i mirëmbajtjes; magazinat etj.

 

 

Puna e rregullt ka filluar në fund të vitit 1970. Radhitja bëhej me dorë, gërmë për gërmë, në një vegël që mbante drejtimin e kolonës dhe që quhej kompast. Si përfundohej materiali, që donte orë të tëra, ai lidhej fortë me spango dhe çohej te faqosësi.

 

 

Faqosësi brenda një formati pë përcaktuar, në bazë të plan-vendosjes që e sillnin gazetarët, vendoste materialin, kolonat e shkrimit dhe fotot, të cilat ishin prej zinku të vendosura mbi një pllakë plumbi që kishte lartësinë e gërmave. Pastaj formati i lidhur fort me spango çohej në makineritë e shtypit. Dy ishin makineri ku mund të shtypej gazeta, një makineri me shtyp të sheshtë dhe një rrotativë, të tjerat ishin pedalina me formate më të vegjël.

 

 

Baza e punëtorëve të shtypshkronjës ishin 10 vajza nga 16 -17 që u specializuan për mbi një vit nga specialistët që kishin ardhur, por edhe në kurse në shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë, ndërsa të tjerët ishin burra dhe gra që punuan aty në punë të ndryshme.

 

 

Shumë shpejt ata muarën dorën dhe punuan në repartet më delikatë të shtypshkronjës. Më pas vazhduam shkollën e natës, secila në degët e preferuara.

 

 

 

Shtypshkronja ishte sjellë në Skrapar për arsye strategjike, që në rast lufte aty të shtypej “Zëri i Popullit” dhe materiale të tjera propagandistike. Në kohë paqe ajo u përdor për shtypshkrime të thjesha: formularë, regjistra të ndryshëm, fatura etj. që më së shumti ishin të industrisë së Naftës, Fier, Kuçovë, Patos. Veç gazetës “Jehona e Skraparit” dhe disa broshurave të vetë rrethit, nuk shtypeshin libra.

 

 

Ajo pati një jetë të shkurtër, vetëm 20 vjet, nga viti 1971 deri në vitin 1991, por jeta dhe veprimtaria e saj qe shumë aktive, e suksesshme dhe e bukur, njkë rrugë si ajo e Rilindasve. Ishte privilegj në atë kohë të punoje në Shtypshkronjë.

 

 

 

 

Punonjësit e Shtypshkronjës në 20 vite

 

 

 

Drejtorë

 

Refail Ibraimi

Safet Seiti 

Metulla Malindi 

Lulëzime Qafa 

Ismail Fusha 

 

 

 

Financierë

 

Eqerem Mançe 

Kudret Bregu  

Riza Zylyftari   

Gjinovefa Dervishi  

 

 

 

Punonjës

 

Selime Bregu

Engjëllushe Kadiu

Ferdane Kadiu

Natasha Hasanago

Natasha Sulçe

Bitije Myftari

Bukurie Mustafaraj

Burbuqe Bregu

Bashkim Kalemi

Nevrus Shkëmbi

Flamur Maksuti

Elmas Musta

Isa Memollari

Enver Muçaj

Ferdane Kadiu

Jemine Kadiu

Nimete Myftari

 Antoneta Proko

Selim Sheshi

Laze Hamzollari

Dashnor Harizaj

Resmie Dalipi

Tana Kahremani

Menekshe Hoxha

Bukurie Hoxha

Ferdane Dalipi

Qëndrime Zerdelia

Shpresa Hysi

Karafile Dyrmishi

Petrit Hito

Floresha Aliaj

Hëna Bregu

Shpresa Diko

Dilaver Isufi

Shaze Zeka

Zenepe Met’hoxha

Haxhire Demko

Behar Çerenishti