“Udhëtime nëpër Shqipëri, guidë kulturore dhe historike”, si mund ky libër me mbi 620 faqe të kalojë pa vëmendje!?

 “Udhëtime nëpër Shqipëri, guidë kulturore dhe historike”, si mund ky libër me mbi 620 faqe të kalojë pa vëmendje!?

 

 Edhe  vetëm me titujt e këtij libri, unë kam shetitur Shqipërinë…

 

Simon Altari

 Boston SHBA

 

Rastësisht, nga një miku im shqiptar që shkon dhe vjen këtu në Amerikë, më ra në dorë libri “Udhëtime nëpër Shqipëri, guidë kulturore dhe historike”,  me autor publicistin Zylyftar Hoxha.

 

 

Pasi e lexova më bënë përshtypje dy gjëra:

 

E para, një përshkrim i mrekullueshëm, me një ngjyrim mahnitës, si në  shqip dhe në anglisht, i zonave dhe vendeve për të cilat shkruhet në libër, që, edhe pse nuk i ke parë kurrë ndonjë herë, të duket se udhëton, bisedon dhe takohesh me njerëz në to.

 

 

Dhe, e dyta: Siç mësova nga miku im, edhe pse i është kërkuar Ministrisë së Turizmit për ta sponsorizuar, nuk është parë e arsyeshme nga ajo, pasi tenderat dhe projktet i gjuajnë jo mjeshtrat e të shkruarit, por sekserët, mashtruesit dhe rrufjanët(!)

 

 

Në këto kushte autori e ka botuar vetë në një numur të kufizuar prej 100 kopjesh.

 

Fatkeqësisht, edhe të “vrasësh 100”, tani nuk gjendet asnjë kopje e këtij libri!

 

 

Si mund, libri “Udhëtime nëpër Shqipëri, guidë kulturore dhe historike”,  të kalojë pa vëmendje!?

 

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri ku nuk ka hierarki vlerash! Më vjen shumë keq që ka ndodhur kështu!…

 

 

Më vjen keq gjithashtu se nuk ka kuptim dhe nuk është puna ime si një lexues i thjeshtë  të sqaroj më tej se çfarë vlerash ka ky libër.

 

 

Por për vlerat e tij dëshmojnë edhe vetëm titujt, tituj embemtikë, metaforikë, pse jo edhe poetikë që sqarojnë me një gjysmë rreshti gjithçka që thuhet brenda në libër.

 

 

Lexojini dhe do të më besoni.

 

Ja titujt:

 

 

Frashëri, “një copëz qiell”, por më i ndrituri në kulturën Shqiptare

 

Dumreja, një “Kopsht Edeni” në mes të Shqipërisë së sotme

 

Kamenica e Delvinës, katër shekuj pas shkatërrimit të një perle mesdhetare

 

Kepi i Rodonit, atje ku Skënderbeu “çlodhte kockat” pas betejave të mëdha

 

Voskopoja, “Troja shqiptare”, e ringjallur si Feniksi

 

Në Mokër, në përmendoren e lashtësisë ilire

 

Në Tomorricë, në “qilarin” e Muzakajve të famshëm

 

Cerriku, ndër qytetet më miqësor, më paqësor dhe më mikpritës në Shqipëri

 

Mborja e Korçës, “fshati që rrethon qytetin”

 

Leskoviku, dikur, zulmëmadh; sot, strukur “një dorë” nën Melesin

 

Poliçani, vigani ushtarak, nën ndryshk

 

Qyteti i Përmetit, ku gjen çdo gjë, veç detit!

 

Maliqi, qyteti, që për gjysmë shekulli ëmbëlsoi Shqipërinë

 

Potomi dhe burrat e “Kollit të Burrave”

 

Në Kurvelesh, në zemër të etnisë së lebërve

 

Nivica e Kurveleshit mes dy mrekullive: histories shumëshekullore dhe bukurisë magjepsëse

 

Kuçova, (mos)mirënjohja historike e një qyteti

 

Udhëtarë, ndaloni pak në Memaliaj!

 

“Andon Poçi”, histori e re e vllehve të vjetër

 

 Në Roskovec, në shoqërinë e një bukurosheje tunduese

 

Rrogozhina, shkëlqimi dhe rënia e një qyteti

 

Valareja, vendi më i paqtë, me historinë më makabre në Shqipëri

 

Varri i Ashikut: “Romeo dhe Zhuljeta”, në një version mahnitës shqiptar

 

Kanionet e Osumit, “Koloradoja shqiptare”

 

Puka, një aventurë e bukur turistike e çdo stine

dhe sezoni

 

Vithkuqi, ku vera është e artë dhe dimri një parajsë

 

Dajti: Si mund ta përfytyrosh Tiranën pa të?!

 

Qafë-Shtama, një mrekulli “pas derës”

 

Në Bredh të Hotovës, në “gji të Perëndisë”

 

Sazani, “ishulli i thesareve”, çudive historike dhe turistike

 

Shiroka, “dobësia” e shkodranëve, e bukura e çdo stine

 

Dardha e Korçës: nga sëpata në kurbet, nga kurbeti në turizëm

 

Divjaka, një ëndërr e bukur vere

 

Devolli, freskia natyrore dhe njerëzore shqiptare

 

Llixhat e Elbasanit, ku “dermani” del nga dheu

 

Shkëmbi i Kavajës: pak natyrë, shumë turizëm, por edhe shumë histori

 

Saranda: Diell, det, portokalle me shumicë, pse jo, edhe histori me shumicë

 

Velipoja, mrekullia verore e Veriut të Shqipërisë

 

Kuné-Vain, laguna me emër military

 

Orikumi dhe Karaburuni, aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes

 

Myzeqeja e Vlorës, “motra e vogël” e Labërisë së madhe

 

Boga dhe Razma, perlat klimaterike të Malësisë së Madhe

 

Nikaj Mërturi, mes madhështisë dhe bukurisë së alpeve shqiptare

 

Mirdita, virgjëresha malore me bukuri të rralla

 

Malëshova, “bukuria që vret” e pllajave të Dhëmbelit

 

Bukuritë “heroike” të Lumit të Vlorës, sidomos tani që u bë rruga

 

Durrësi, madhështor dhe hijerëndë në të gjitha epokat historike

 

Plazhet e Kavajës, mes të tjerëve, edhe një “Gjeneral” me grada

 

 

Bysheku ose “Driloni i Elbasanit”

 

Zagoria, zonë mbresëlënëse e aventurave turistike malore

 

Thethi, më gjeni një tjetër si ai!

 

Semani, plazhi i traditës ditore

 

Valbona, Kryezana turbulluese e Bjeshkëve të Veriut

 

Sopoti i Librazhdit, “dobësi dhe hatër” i Zotit!

 

Opari: “Pa të tepërt, një Zvicër shqiptare”!

 

Kolonja, “as e vogël as e madhe”, por…e mrekullueshme!

 

Gjinari, perla e harruar malore në mes të Shqipërisë

 

Golloborda, njerëz të varfër, në një vend të bukur dhe të pasur

 

Grabova, mistere historike dhe magji turistike

 

 Llixhat e Peshkopisë, ideale për shëndet, pse jo… edhe për turizëm

 

Kelmendi: Sa e njohim këtë mrekulli turistike?!

 

Ura e Vashës, një xhevahir i rrallë, që pak e dinë se ku ndodhet!

 

Ka dhe një mrekulli tjetër natyrore që quhet Shishtavec!

 

Në kërshëritë piktoreske të grykës së Këlcyrës

 

Zogaj i Shkodrës, magjik dhe i brishtë si vetë emri që ka

 

Lini: Më i bukuri, por edhe më i varfëri në Shqipëri!

 

Komani dhe Fierza, udhëtim mbresëlënës në liqenet e Veriut të Shqipërisë

 

Curraj-Epër: Në ç’bjeshkë ka vajtuar Ajkuna!

 

Në Tomorr, në Malbabá

 

Kavaja, “bukuri nën ferexhe”

 

Berati, ku kisha dhe xhamia, i bëjnë hije njëra-tjetrës

 

Mali i Krujës – Sari Salltik, pelegrinazh fetar, por edhe turizëm

 

 Pazari i Gjirokastrës, ku shitej pak e “blihej” shumë!

 

 

 

Shënim:

 

Ky shkrim, sipas autorit, është dërguar, veç në gazetën “Orakujt e Tomorrit”, edhe në disa portale të tjerë shqiptarë 

 

 

Presonalisht, megjithëse nuk e njoh, e falenderoj për vlerësimin dhe vëmendjen e kushtuar!

Z. Hoxha