Skrapari – Census: Vlerësim dhe kujdes, sepse është kulturë, histori, identitet, personalitet dhe autoritet i secilit prej jush, ruajini këto vlera të çmuara!

Skrapari – Census: Vlerësim dhe kujdes, sepse është kulturë, histori, identitet, personalitet dhe autoritet i secilit prej jush, ruajini këto vlera të çmuara!

 

 

Redaksionale e “Orakujve të Tomorrit”

 

 

Ka shqetësime (të arsyeshme), që gjatë regjistrimit të këtyre ditëve, për interesa pragmatike, të momentit, të ketë devijime identitare në përkatësinë  kombëtare, shtetërore dhe fetare.

 

Përjashtim nga këto devijime nuk bëjnë as  banorët autoktonë të Skraparit, që, për arsye që dihen, kanë ndërruar emrat, kanë ndërruar kombësinë (duke u bërë minoritarë), kanë ndërruar fenë dhe emrat (duke u bërë ortodoks) në shtetin  Grek apo katolikë në shtetin Italian.

 

Qarqet e caktuara greke, të vëmendshme për arsyet e tyre strategjike për zhviillimet në Shqipëri, kanë filluar të krijojnë lehtësira dhe të nxisin ardhjen e emigrantëve për regjistrim.

 

Është detyra jonë, e organizatave shoqërore, pse jo edhe atyre shtetërore që në këtë rast t’i bindin njerëzit të ruajnë identitetin e tyre, dinjitetin e tyre, pse jo edhe dinjitetin e vendit të cilit i përkasin.

 

Një çështje tjetër me të cilën po abuzohet është përkatësia fetare. Përjashtuar ata që nuk duan ta deklarojnë këtë, të tjerët s’kanë pse ngatërrohen dhe të dyzohen. Historikisht, siç do ta shikoni edhe më poshtë, i përkët vetëm një dasije fetare, tarikatit Bektashi dhe asnjë feje dhe sekti tjetër.

 

Fatkeqësisht, dy objektet fetare të ndërtuara në Çorovodë dhe Poliçan , dy xhamitë janë parazitare, janë pa besimtarë. I vendosën aty pushtetarë makutër, që për pesë lekë ndynë qytetin (ndjesë për këtë fjalë të rëndë!), por ato nuk e kanë vendin aty, ato janë gjë  e tepërt.

 

I tepërt dhe pa identitet dhe fytyrë të vërtetë është edhe ai skraparlli që regjistrohet si besimtar i këtyre objekteve kulti.

 

Mësuam nga rrjete sociale se ka interesim dhe ndjeshmëri nga organizatat shoqërore dhe shoqatat kulturore të Skraparit, si Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” dega Durrës, dega e Sarandës  dhe ndonjë tjetër. Ato janë mbledhur dhe po punojnë me njerëzit dhe mirë bëjnë, sepse ka çoroditje  dhe indoktrinime të çuditëshme te njerëzit. Ka njerëz të papërgjegjshëm që nuk ia dinë fundin asaj që thonë dhe deklarojnë.

Jo më shumë, por skraparllintë e mirë, të kulturuar dhe  të ndershëm, para se të deklarohen, duhet të njohin historinë e tyre dhe të veprojnë njësoj si të parët e tyre.

 

Ndaj dhe më poshtë po japim historitë e fillimit të regjistrimit:

 

 

 

 

Censusi i parë për Skraparin” është ai Sami Frashërit në vitet 1880 i dokumentuar në veprën e tij madhore enciklopedike, Kamus al- A’lam

 

Ja ç’shkruan ai për këtë krahinë:

 

S k r a p a r i

 

Është një trevë shqiptare e Prefekturës së Beratit, të Vilajetit të Janinës. Duke qenë qendër e Nënprefekturës nga Juglindja e Beratit, është i përbërë prej 63 fshatrash.

 

 

Qendra e Skraparit është në Çorovodë. Nëkëtë vend ka një ndërtesë qeveritare, tre hane dhe gjashtë dyqane dhe çdo ditë të enjte bëhet Pazar.

 

 

Çorovoda është ndërtuar në mes dy malesh në pllajën e lumit të Beratit.

 

 

Skrapari shumicën e tokës e ka të thatë dhe tepër pak prodhuese. Populli i vendit merret me bujqësi primitive.

 

 

Brenda Çorovodës janë dy shkolla fillore.

 

 

Populli i Skraparit është i gjithi mysliman i tarikatit Bektashi.

 

 

(Kamus al -A’lam, përkthimi shqip, botim i vitit 1889, faqe 53 – 54)

 

 

 

 

“Censusi i Dytë”: Regjistrimi i vitit 1923 sipas demografit Teki Selenica

 

Skrapari kishte:

 

98 fshatra

 

2886 shtëpi

 

14 837 banorë:

 

-të besimit Muhamedan: 14 837

-të besimit Ortodoks: 0

-të besimit Katolik: 0