10 vjet “AR Eco Energji”, 10 vjet arritje befasuese dhe mbresëlënëse të një kompanie të fuqishme në fushën enegjitike

10 vjet “AR Eco Energji”, 10 vjet arritje befasuese dhe mbresëlënëse të një kompanie të fuqishme në fushën enegjitike

 

 

Arritj a e radhës: Kompania tashmë shumë e njohur si lider në fushën e paneleve fotovoltaike, “AR Eco Energji” me administrator biznesmenin skraparlli, Rako Paja, lidh marrëveshje bashkëpunimi  30- vjeçare me një brand botëror siç është kompania “Jeton Solar”, pjesë e grupit “CNBM Group”.

 

 

 

 

 

Sipas lajmit të “Balkanweb”, ‘AR Eco Energji’, kompania lider në fushën e paneleve fotovoltaike, në 10-vjetorin e themelimit te saj lidhi marrëveshje bashkëpunimi për 30 vjet me kompaninë ‘Jeton Solar’ pjesë e grupit ‘CNBM Group’.

 

 

Administratori i kësaj kompanie, Rako Paja thotë se një brand botëror zgjedh të bashkëpunojë me ‘Ar Eco Energji’ duke i dhënë siguri konsumatorit shqiptar kryesisht biznesit, te cilit investimi i kryer i kthehet ne 3 vjet.

 

 

Pas përfundimit të impianteve fotovoltaike, inxhinierë nga ‘Jeton solar’ kryejnë kolaudimin e sistemit fotovoltaik duke siguruar konsumatorin për mirëfunksionimin e sistemit.

 

Kompania CBNM GRUP me qendër në Kine ka ofruar bashkëpunim të garantuar për panelet fotovoltaike në garanci 30-vjecare.

 

 

 

Nga kompania ‘Jeton Solar’ pjese e “CNBM GROUP’, me bashkëpunimin qe ne kemi me kompanine ‘Ar Eco Energjia’ ofrojmë përveç suportit dhe produkteve edhe suportin teknik nga inxhiniere kineze, por edhe inxhinieret tanë në Europë, për të bërë kolaudimin e impianteve qe ‘AR Eco Energjia’ instalon.

 

 

Me kontratën e re te bashkëpunimit garancia ka kaluar nga 25 vite ne 30.

 

‘Ar Eco Energji’ është kompania lider ne tregun shqiptar ne fushën e energjisë se rinovueshme, e cila shënon rritje çdo vit duke bashkëpunuar me bizneset më të mëdha në vend.