Parukeri me…dhe pa histori
Erdhën nga fshati dhe hapën parukeri në mes të Tiranës, u bënë me para të madhe dhe me makina luksoze!
S’ka gjë të keqe, se me djersë e kanë.
E keqja është se mendojnë që bota është pa histori dhe historia fillon me to!…
Por shikoni këtë afishe të 100 viteve më parë të një parukerie në Korçë, e cila fton klientët se për shkak të krizës ka ulur çmimet!
Lajmërim
Në Rrojtoren “Roma” të Aleko TH. Kolevica, kundrejt kopshtit Spiro Bellkameni, ngjitur me kafenenë “Stema”,Nr. karshi Shën Gjergjit
L a j ë r o h e n
Zonjat, zonjushat dhe zotërinjtë se në rastin e kritikshme të krizës unjim çmimet e mjeshtërisë së berberllëkut si vijon:
Të rrojtur vetëm Lek 1
” ” dhe të qethur Lek 2.50
” ” djem 18 vjeç e poshtë Lek 1.25
” ” çupa 16 vjeç e poshtë Lek 1
” ” çupa të mëdha Lek 1.50
” ” Zonja dhe zonjushe në shtëpi Lek 2
Friksion me kollonjë Lek 1
Të dredhurat e leshërave në formë naturale për djem me qimkë Lek 1
Të dredhurat e leshërave në formë naturale për Zonja dhe Zonjushe Lek 2
Dhe për të nisur nuse të reja ndodhet punëor i dipllomuar dhe i specializuar në Athinë
Kartelat me çmimin 10 leka parapaguhen
Në rrugën “Roma do të gjeni mjeshtërinë e provuar prej 15 vjetësh praktikë në rrojtoret më të mira të qytetit tonë
Provoni rrojtoren “Roma:
Me nderime,
Aleko Th. Kolevica
Ja, moj çupa, kënga që këndoni ju dhe e quani “Tuajën”, qënka kënduar më përpara…
Dhe kur? Jo pak, por para 100 vjetësh!