“Festa e Rakisë”, më e veçanta, më e bukura e organizuar ndonjëherë në Skrapar!…
Lajm i marrë nga faqja zyrtare e kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema
Vazhdimësi e traditës dhe zakoneve më të mira të zonës.
Promovim i produkteve bio, veçanërisht rakisë, nën tingujt e këngëve të interpretuara me aq pasion nga Dule Malindi dhe Blerina Braka.
Ambient i mrekullueshëm festiv që nga fëmijët e kopshteve të qytetit, grupi i valleve të qendrës kulturore të fëmijëve, si dhe grupi polifonik i Skraparit.
Pjesmarrja masive e qytetarëve të shumtë, si dhe vizitorëve nga qytete të tjera, e bëri këtë ditë vërtetë mbresëlënëse, e cila kulmoi me promovimin e librit “Dollia” me autor profesor Sherif Bundo.
Faleminderit të gjithëve që me pjesëmarrjen e tyre e bënë këtë ditë të paharruar.
Faleminderit stafit të Bashkisë për mundin dhe përkushtimin në organizimin e çdo detaji të kësaj ditë festive!…
Adriatik Mema