Bejlerziu i Progonatit, halli i madh për grekërinë…

Bejlerziu i Progonatit, halli i madh për grekërinë…

 

 

… dhe një kujtesë e 110 viteve të barbarive greke në Jugun e Shqipërisë  

 

 

Gëzim Voda

 

 

Halli i madh për grekërinë,

Hall, që s’po i gjendet “fundi”,

Janë në “ngërç” me Shqipërinë,

Për Himarën s’i zë gjumi.

 

 

Për Himarën s’i zë gjumi,

S’po i zë sot e me vite,

I kanë bërë bisht çdo zullumi,

Që i kanë sjellë kësaj shqipe.

 

 

Sajojnë kleçka dhe sebepe,

Sos tani, e sos më parë,

Himarën ta quajnë greke,

Kur aty ka veç shqiptarë.

 

 

Vanë e gjetën një gjak prishur,

Me rrënjë nga Labëria,

Bejlerin, “grekun” e stisur,

Që t’i besohej Bashkia.

 

 

Mirëpo ky palo njeri,

Ndër vite, nxirë e sterrosur

Himara të qe “e tij”,

Ligësitë s’do i kish sosur.

 

 

U përpoq vota të blinte,

Me pará edhe premtime,

Harroi që burgu e priste,

Ligjit s’i luan dot një qime.

 

 

Llogari e bërë sëprapi,

I vajti më kot pazari,

Mesudhe i mbeti vrapi,

Shkoi si breshka tek nallbani.

 

 

Mbase s’qenë paratë e veta,

Sponsor do kenë qënë të tjerë.

Thonë se, gjetkë mbushej kuleta,

Në krye të kishin Bejlerë.

 

 

Ç’merak kanë shtetarët grekë,

Për një banor shqipëtar?

Java shtatë e ata tetë,

Varavingo në Himarë?

 

S’mjaftuan dy kryebashkiakët,

Por dhe Kryemimnistri grek,

Me zë ngritur si guakët,

Vinë këtu e bëjnë “dyfek”.

 

 

Të çudit guximi i tyre,

Shtetit tonë i bëjnë kordhë.

T’i bëjnë nder asaj mënxyre,

Bejlerit, që s’vlen një pordhë.

 

 

S’flasin për Finiq e Dropull,

Minoritet grek, zyrtar,

Le ta pyesin atë popull,

Është i lirë apo i vuarë?

 

 

Kjo Greqia, fqinja e vjetër,

“Popuj Miq”, kish thënë Enveri,

Le të merret me gjë tjetër,

Siç e do ligji dhe nderi.

 

 

Të kemi dashur si motër,

Por ti s’na ke dashur kurrë,

Gjithnjë na ke bërë hile,

Dhe kur kemi qënë “sëmurë”.

 

 

Në vërtetë i beson vetes,

Për çfarë bart nga historia,

Mos i hap rrugën së keqes,

S’ka dy kut, demokracia.

 

 

Të qe gjallë Demosteni,

Sofokliu me Herodotin,

Do t’u kishin zënë prej “freri”,

Do t’u kishin treguar “shkopin”.

 

 

Nuk bëhet “hyqëm” tek tjetri,

Të jetë i ligu dynjasë,

Ka një cak gjer ku shkon “metri”,

Pa i dhënë “xixa” davasë.

 

Sa durim ka bërë shqiptari,

Për lakmitë nga Greqia,

Shpirti i tij si dëborë mali,

Është prirur nga miqësia.

 

 

Njëqind e ca vjet më parë,

Andartë me kama në brez,

Dogjën, therën përmetarë,

Gjer dhe fëmijët në djep.

 

Pastaj gjetën sebep tjetër,

Bënë luftë me Italinë,

Jugorët, ç’kusur e patën,

Të humbisnin katandinë?

 

 

Më pas malet e Gramozit,

U ndezën në tym e flakë,

I bënë ballë provokacionit,

Greku u kish shkelë në prag.

 

Të kujtojmë dhe Peshkëpinë,

Rreth tridhjet vite më parë,

Tre vetë që mbronin kufinë,

Nga Bejlerët “grekë” u vranë.

 

 

Ndërkohë Gramozit të Kukësit,

Djalit urtë, njëzet vjeçar

Ja prenë jetën vogëlushit,

Pse mbante Flamur shqiptar.

 

 

Nuk po flas për Çamërinë,

Përzënë nga trojet e veta,

Iu grabitën pasurinë,

Dhe iu mohua e vërteta.

 

Në Europë, i vetmi shtet,

Mban Ligj Lufte me Shqipërinë,

Shqiptarët s’i bënë dyfek,

Sherr pati me Italinë.

 

 

Të thotë kush, a s’është kështu?

Le të thonë, nëse “gënjejmë,

Veçse për ta është “tabu”:

-Synojnë “Megaloidenë”!

 

E megithatë shqiptari,

Për dreq, mbeti tolerant,

Nuk ndezi kurrë ura zjarri,

S’kërkoi hakmarrje dhe gjak.

 

 

Gjer tani s’ka ndodhur kurrë,

Greqinë ta sulmojnë shqiptarë,

Kemi në gjak miqësinë,

Edhe pse shpesh e përçmuarë.

 

 

Të kujtojmë pak historinë,

Pa shkuar shekuj më parë.

Ç’bënë shqiptarët për Greqinë.

Për shtetin tyre të parë.

 

 

Aliu dhe trimat suljotë,

Pak ndryshe të qenë menduar,

Mbase dhe në atë tokë,

Do kish gjuhë të shqipëruar.

 

 

Si vjen pak zor grekërisë,

Shtetarë, gazetarë, a ç’janë?

I vërsulen Shqipërisë,

Të ndezin “zjarr” në Himarë!?

 

 

Mos kërkoni grekë ku s’gjenden,

“Kockës”, s’ka ç’i bën kasapi

Po ta hapim mirë legjendën,

S’do u dilte mirë hesapi.

 

 

Na flet dhe qirje Vangjeli,

Se s’del censusi aq mirë,

Krekosur, tamam si gjeli.

Na kërcënon me Greqinë.

 

 

Ndaj, moj ti, Greqia fqinje,

Përmbahu ca, mos u ngut,

Me Bejlerë, Dule, afije…

Më shumë vetes po ja fut.

 

 

Mos merr barrë në sy të botës,

Në je shtet demokratik,

Jemi në mes të Europës,

Të quajmë mik, dhe sillu mik.

 

Tiranë, 22, tetor 2023