Një foto sa 1000 fjalë: Me nafakë dhe shpresë te Abas Aliu i Tomorrit!…
Në këtë foto është fiksuar një çast prehjeje, pastrimi dhe relaksimi shpirtëror i një ithtari të devotshëm të tarikatit Bektashi përballë tyrbes (kenotafit) të Abas Aliut në çukën e Tomorrit.
Është një foto që mund të konkurrojë denjësisht në çdo konkurs dhe ekspozitë të fotografive ideo-artistike edhe në botë.
Ajo ka si autor dhe protagonist Velo Metanin, nga Barçi i Sipërm i Tomorricës, emigrant i hershëm në Itali, por që në Shqipëri nuk ka njeri tjetër ta sjellë, përveç Tomorrit…