Letër publike e deputetit Nasip Naço, dëguar Kryeministrit Edi Rama për prioritet e zhvillimit infrastrukturor dhe investimeve në Skrapar
Të nderuar qytetarë, po ju bëj publike letrën të cilën ja kam dërguar Kryeministrit z. Edi Rama dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, për investimet në Skrapar.
Sipas dëshirës lexoni edhe ju letrën si vijon:
E nderuara znj. Ministre,
Bashkia Skrapar ka një sipërfaqe prej reth 775 km katrore, me një fond rugor rural prej reth 430 kilometrash. Gjatë 30 viteve të fundit për këtë bashki është investuar dhe janë asfaltuar rreth 65 kilometra, ndërsa pjesa tjetër është me zhavorr dhe kalldrëm, ku nga këto reth 35 kilometra janë asfaltuar nga projekti TAP, ose janë asfaltuar rreth 15% e fondit rrugor rural.
Pas disa ditësh vjen për t’u miratuar në Kuvend buxheti per vitin 2024. Për mua dhe për të gjithë deputetët do të ishte mirë që të kishte rruge në çdo fshat, dhe njësi administrative, por kam një qendrim moral me veten time, me ata qe me kanë votuar, por edhe me maxhorancen, ndaj do të doja që të kishte disa prioritete për bashkine e Skraparit, sidomos per aksin Berat- Poliçan-Skrapar, Skrapar-Permet, Skrapar-Korçë.
Nuk do t’ju kerkoja që të ndërpriten fondet e destinuara për diku tjeter sa u takon rrugëve rurale apo kombëtare por qeveria dhe maxhoranca ta shohin me prioritet Bashkinë Skrapar sa u takon atyre që ju parashtrova më siper, ku për rrugët rurale qeveria ka investuar reth 15% gjate këtyre viteve te fundit.
Fondet e nevojshme, si më poshte:
1-Riveshje dhe mirëmbajtje rruga Berat-Skrapar:
Kjo është një rrugë prej gati 50 kilometrash, ku rruga Berat-Poliçan reth 25 kilometra është e riveshur dhe pjesërishte e mirmbajtur më mirë.
Ndërsa rruga Polican-Skrapar reth 25 km është e pa mirembajtur, e pa kalueshme dhe me gropa. Është emergjente ndërhyrja për ta bërë një rrugë të kalueshme.
Ky nuk është vetëm shqetësimi im dhe i banorëve të zonës por edhe rreth 100 mijë turistë që kanë vizituar Skraparin dhe që kalojnë në këtë rrjet rrugor çdo ditë.
Këtë e dinë të gjithë ata që kalojnë në këtë zonë se nga Poliçani në Skrapar është shumë e vështirë ta gjesh disa metra rrugë pa gropa.
Është jetike për qytetin e Corovodës dhe për të gjithë Skraparin që kjo rrugë të mirëmbahet, të rehabilitohet, të asfaltohet dhe të rivihet në punë, pasi është shumë e domosdoshme.
2-Prioriteti i dyte që do të doja të shtroja në emer të të gjithë qytetarëve, i cili do të vendoset nga ministria dhe maxhoranca, lidhet me aksin Skrapar-Përmet
Për herë të parë në aksin nga Çorovoda në Hambull – Çepan në drejtim të Permetit janë bërë 5 kilometra rrugë e rehabilituar, por do të duhen po kaq për të bërë edhe reth 7-8 kilometra të tjera për të dale në rrugen e vjetër ekzistuese në fshatin Sevran – Permet.
Sot, qytetarëve u duhet të bëjnë gati rreth 300 kilometra rruge, pra kjo është një zonë që ështe denuar nga natyra duke ia nderprere rrugën por unë besoj se, kjo qeveri dhe kjo maxhorancë, i kanë të gjitha mundësitë për të shtuar të paktën edhe një lot për vitin 2024 dhe për ta lidhur me rrugën e vjetër deri në kufirin dhe në territorin e njësisë administrative që i përket Këlcyrës dhe Përmetit.
3-Sigurisht, prioriteti i tretë ka të bëjë me rrugën Skrapar-Potom-Vithkuq-Korçë
Për këtë aks rrugor janë bërë rreth 27 kilometra nga projekti TAP, por besoj se maxhoranca dhe qeveria e kanë për detyrë t’i bëjne reth 8 kilometrat që duhen për ta lidhur perfundimisht Skraparin me Vithkuqin dhe me Korçën.
Një banori të qytetit të Çorovodes i duhet të bëjë rreth 270 kilometra për të shkuar në Korçë, ndërkohë që me rrugen e re mund të shkojnë për 1 ose 1 orë e gjysëm.
Sigurisht, kjo rrugë është një rrugë malore, investimin e kanë bërë perfaqësuesit e firmes së projektit TAP, por besoj se do të ishte në nderin e kësaj maxhorance që t’i gjente mundësite për të investuar reth 8 milione euro për rreth 8 kilometra rrugë, për t’i lidhur Skraparin me Korçën dhe për ta nxjerrë përfundimisht nga izolimi Skraparin.
Ndërtimi i këtyre segmenteve do të shkurtojë ndjeshëm distancat midis Skraparit dhe Përmetit apo Skraparit dhe Korçës dhe do ti sjelle avantazhe të shumta zhvillimit ekonomik, turizmit, me një impakt ekonomik e social duke e nxjerrë Skraparin nga një izolim natyror.
Në fund, jam besimplotë që, siç po ndërtohet dhe po investohet në çdo vend, këtë herë do të shihet me prioritet edhe infrastruktura e Bashkisë së Skraparit.
Këta banorë meritojnë më shumë, pasi e kane mbështetur Partinë Socialiste që prej vitit 1991 dhe besoj se është edhe kontributi i tyre modest që për herë të parë në qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Unë do t’i kërkoja sërish zonjës ministre, Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që të më mbështesin lidhur me këto kërkesa dhe t’i vendosin si prioritete në momentin kur do të diskutohet buxheti.
Në vlerësimin Tuaj,
Deputet
Nasip Naço