Kalendar /Mbledhja e Moskës, 1960

Kalendar /Mbledhja e Moskës, 1960

 

Ishte 25 nëntori i vitit 1960, kur Enver Hoxha bashkë me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, mori pjesë në mbledhjen e 81 partive komuniste, e cila shënoi prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe de fakto daljen nga Traktati i Varshavës. De jure Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës vetëm 8 vjet më vonë.

 

 

Divergjencat me kreun e BRSS-së, Hrushovin, ishin shfaqur disa muaj më parë që nga Mbledhja e Bukureshtit. Por vula e ndarjes mes dy vendeve ishte pikërisht Mbledhja e 81 Partive në Moskë.

 

 

Më datë 16 nëntor, Enver Hoxha mbajti fjalimin prej 80 faqesh ku do të dilte hapur kundër politikës së ndjekur nga Hrushovi dhe do mbronte politikën e Partisë Komuniste Kineze.

 

 

Pasi mbajti fjalimin, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen me ngut nga Moska. Hoxha dhe Shehu udhëtuan nëpër Ukrainë, Hungari, Austri dhe Itali, duke besuar më shumë sigurinë e Perëndimit kapitalist sesa atë të Lindjes mike të tyre.

 

 

Hysni Kapo dhe Ramiz Alia qëndruan në Moskë deri në fund të konferencës. Një javë më vonë, më 3 dhjetor, Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria ndërpresin marrëdhëniet diplomatike, ndërsa lidhjet Tiranë – Pekin forcohen.

 

 

Lidhur me këtë ngjarje shkrimtari Ismail Kadare në vitet ’70 të shekullit të kaluar shkroi romanin “Dimri i vetmisë së madhe” dhe më vonë të ripunuar, “Dimri i madh”, vepër që i ka sjellë jo pak shqetësime autorit të njohur, që, edhe pse ka vite, diskutohet dhe komentohet në mënyra të ndryshme.