Një lajm dhe ndjesi e re: Ja pse dhe Durrësi duhet të betohet për Baba Tomorrin!…

Një lajm dhe ndjesi e re: Ja pse dhe Durrësi duhet të betohet për Baba Tomorrin!…

 

 Gati 170 e ca vjet më parë, piktori i madh anglez, Eduard Lir, e pikturoi malin e Tomorrit nga Qafa e Krrabës e Elbasanit.

 

Për këtë pikture ai shkroi në ditarin e tij: “Ishte e vështirë t’i ktheje shpinën kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve prej të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”.

 

 

Piktura që realizoi Eduard Lir për Tomorrin është një nga kryeveprat e tij. Poeti i shquar anglez, Alfred Tenison, krijoi një poezi monumentale, katër vargjet e së cilës u vendosën në fund të tablosë, dhe më vonë si epitaf mbi varrin e Eduard Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/  Vjen hije largët gjer te ne,/ Një laps e një penel i bie,/  E ndiej si të isha vetë atje…

 

Por Eduard Lir, pasi udhëtoi nëpër kodrat e Elbasanit dhe të Kavajës, kur zbriti në hyrje të qytetit Kavajës, shtangu, pasi i doli përsëri përpara Tomorri.

 

 

Këtë ndjesi ai e hodhi përsëri në ditar:

“Thashë se nuk do ta shihja më – shkruan ai – por pamja e tij më doli më pas në shumë kënde të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut”.

 

 

Nga viti 2005, mësuesi veteran Asqeri Goxhaj më drëgon një foto të Tomorrit nga ballkoni i shtëpisë së tij në Durrës.

Ndërsa para disa kohësh na befasoi një foto tjetër e Tomorrit, e marrë nga Durrësi dhe e postuar nga Tomorr Laze, me origjinë nga Buzuqi i Skraparit dhe banues në Kodrat e Durrësit.

 

 

…Me një fjalë, edhe Durrësi u betoka  “Për Baba Tomorrin”, “Për Çukën e Tomorrit”!…

 

 

Shënim:

Ky lajm ribotohet, pasi shumë njerëz nuk e besojnë këtë fakt. Ndoshta tani, pas ribotimit dhe fotove të marra nga ballkoni i Tomorrit, do ta besojnë…