Çudia te “Kanionet” e Sandër Bashos në Skrapar: Indonezianët, jo për turizëm, por…për punë!…
Që fama e lokalit “Kanionet” e Sandër Bashos në Skrapar i ka kaluar kufijt e Shqipërisë dhe është regjistruar në sitet ndërkombëtare të turizmit dhe të mikpritjes krakteristike të kësaj zone të thellë të Shqipërisë, e dinim edhe më parë,
se nuk është ndonjë çudi e madhe sot në Shqipëri ku brenda një viti hyjnë 10.000.000 të huaj dhe, pse lokali i Sandrit të mos ketë 1 000, – 2 000 – 5 000 apo më shumë se kaq të tillë në vit!…
…se midis këtyre turistëve ka gjermanë, francezë, skocezë, japonezë, kinezë , tajlandezë etj…
…por, që në këtë lokal të kishte punëtorë, banakierë e kamerierë të huaj nga Nepali dhe Indonezia, nuk na e priste mendja kurrë!…
A nuk është kjo “një çudi shqiptare”, më shumë se komike, tragjike, kur Skrapari ka plot djem e vajza që mund ta bëjnë shumë herë mirë këtë punë!?…
Në foto administratori i kompleksit “Kanionet”, Sandër Basho, mes punonjësve të tij të huaj, dy indonezianë dhe dy nepalezë