Servet Kapxhiu, gjurmë pune të një ndëtuesi me emër në Skrapar
Hysen Binjaku
Thuhet: “Ustai rregullon shtëpitë e të tjerëve dhe lë zbuluarë shtëpinë e tij”. Ndërsa unë kam njohur një kryeusta, i cili u bë usta shumë i njohur pikërisht sepse e filloi zanatin dhe e mbaroi atë me shtëpinë e tij.
Gradeci i Skraparit dallohet për shtëpitë e gurta mbuluarë me pllaka guri, njëra më e bukur se tjetra. Ndoshta gaboj, por kam bindjen se, në shumicën e tyre (në më të bukurat dhe të fortat), është dora e të njëjtit usta.
Nëse shkon në Gradec, nuk besoj se të kalon “jashtë vëmëndjes” një ndërtesë e madhe dhe e bukur, në qendër të fshatit. Është shtëpia e tre vëllezërve, djem të Durre dhe Këze Kapxhiu, ndërtuarë në fillim të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Kjo shtëpi e madhe (gjashtë dhoma gjumi dhe tri dhoma ndënjie-gatimi) nuk u bë nga që pronari i saj ishte i “kamur”, se pajtoi ustallarë nga Panariti apo Opari, dhe derdhi paranë “lumë”. Jo, as një “kokërr leku” (veç për dhoga, gozhdë, bojë e gjëra të tilla) nuk është shpenzuar.
Tre vëllezërit Servet Kapxhiu, Rushit Kapxhiu dhe Neki Kapxhiu e ngritën dhe e mobiluan me duart e tyre. Po, po me duart e tyre!
Kjo sepse në “krye të tyre” ishte mjeshtëri i punimit të gurit dhe drurit, ishte njeriu që (ndryshe nga çdo punëtor krahu) kishte kallo jo vetëm në duar, por edhe sipër duarëve. Ishte gurskalitësi, muratori, zdruktari Servet Kapxhiu.
Ndër punët e shkëlqyera të usta Servet Kapxhiut, nuk është vetëm shtëpia e tij. Ku nuk kanë lënë “gjurmë” duartë e tij të arta, në Gradec dhe fshatrat për rrreth, Çorovodë, Tomorricë, Potom, Vëlushë, Therepel, Nikollarë e gjetkë.
Servet Kapxhiu nuk ishte “thjesht usta”, nuk ndërtonte vetëm shtëpi, kalldrëme e të tjera si këto. Jo, Servet Kapxhiu ka ndërtuarë dhe qëndisur vepra social kulturore të rëndësishme në Skrapar. Me emrin e tij janë të lidhur edhe ndërtime të ndërlikuara, ndërtime që kërkonin të ishe jo vetëm usta, por edhe artist.
Emrin e kryeustait dhe gurskalitësit Servet Kapxhiu mbajnë lapidari gjigand në Qendër të Çorrovodës së dikurshme, lapidari në livadhin e mrekullueshëm në Qafën e Gjarpërit, lapidari i Vlushës martire, Pallati i Kulturës Çorovodë dhe sa e sa shkolla në mbarë Skraparin.
Nuk ishte e lehtë atëhere, të të besoheshin të tilla vepra, se ato ishin në “lupën” e pushtetit, pushtetarët lokalë i vlerësonin shumë të tilla “punë” se me ato “mburreshin” para të mëdhenjëve në Tiranë.
Duhej të ishe dikushi, që ia “thoshte” për këto punë, dhe i tillë ishte, padyshim, Servet Durre Kapxhiu (Gradeci). I ndritët shpirti atje ku prehet tani!…