Shqiptarët, taksistë në Alaska: “Me bò shpejt e shpejt no’j lek”!…
Shqiptarët për gjatë tërë historisë së ekzistencës së tyre janë shpërndarë nëpër gjithë globin tokësor. I gjen ata në Kili e në Ukrahinë, në Australi, në Hong-Kong, Honolulu etj.
Tani së fundi mësojmë se 53 taksistë shqiptarë jetojnë e punojnë në Alaskë!
Qyteti Bethel i Alaskës, me 16 kilometra rrugë të asfaltuar, me 5 900 banorë, thuajse tërësisht eskimezë (që merren gjatë jetës së tyre vetëm me peshkim), me temperaturën minus 40 gradë nën zero, me garën më të famëshme në botë emërtuar “K-300” me slita që i tërheqin qentë, ka në gjirin e vet edhe 93 taksistë.
Prej tyre 53 janë shqipëtarë dhe të tjerët koreano-jugorë.
Tarifa e udhëtimit me taksi është fikse: 5 dollarë për brenda qytetit dhe 7 dollarë nga qyteti në aeroport.
Bilal Selmani, njëri nga taksistet shqiptarë thotë “na mbytën koreano-jugorët, kemi qenë shumë mirë, tani po dynden edhe ata”.
Fitimi ditor i një taksisti shqiptar “alaskian” mund të arrijë deri 200 dollarë.
Gjithësecili në këtë botë e ka një ëndërr. Taksisti shqiptar i Alaskës ka ëndrrën që të kthehet në shtëpi pranë familjes shëndoshë e mirë e me ca dollarë në xhep….
(I.Q: Marrë nga shtypi i huaj)