Nuredin Qato, lartësitë profesionale dhe njerëzore të një mësuesi, drejtuesi dhe artisti të përkushtuar

Nuredin Qato, lartësitë profesionale dhe njerëzore të një mësuesi, drejtuesi dhe artisti të përkushtuar

 

Nuri Plaku

Publicist

 

Nuredin Qato i përket atij brezi të atyre mësuesve që kanë derdhur djersë e mund në karrierën pedagogjike duke dhënë mësim në fshatra të largëta të krahinës së Tomorricës dhe Skraparit.

 

 

Me fillimin e ndryshimeve demografike, ai erdhi familjarisht nga Tomorrica në Fier dhe me punën përkushtuese, me sjellje elitare, me qytetarin e tij, u bë një përfaqësuesit dinjitozë të komunitetit të skraparllinjve që kanë ardhur në krahinën e Myzeqesë dhe kanë krijuar këtu një shtesëzim të gjerë social-kulturor.

 

 

Lindi më 4 prill të vitit 1948 në fshatin Zaloshnje të Skraparit. Arsimin 7-vjeçar e kreu në vendlindje, dhe të mesmen në shkollën pedagogjike ”Babë Dudë Karbunara” në Berat.

 

 

Në vitin 1967 u emërua mësues në Gjerbës. Pas një viti u shkëput sërish dhe vazhdoi Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori – Filologjigjisë, dega Gjuhë – Letërsi.

 

 

Në vitin 1972 u emëru në fshatin Mëlovë të Skraparit dhe pas tre vjetësh u emërua drejtor i kësaj shkolle.

 

 

Në vitin 1985 kthehet mësues në Zaloshnje, në fshatin e tij të lindjes dhe pas dy vitesh shkëputet sërish për të punuar drejtues kulture në Çorovodë.

 

 

Në vitin 19992 vjen familjarisht në Fier dhe emërohet drejtor në shkollën e fshatit Belinë. Pastaj kaloi në fshatrat Hamil dhe Petovë me të njëtën detyrë deri në vitin 2013, kur doli në pension.

 

 

Gjatë gjithë punës së tij si mësues dhe drejtues, Nuredin Qato ka tërhequr vëmendjen e titullarëve dhe specialistëve të lartë të arsimit dhe të komunitetit zonal. Ai dallohej për një korrektësi dhe seiozitet të veçantë në punë, nderonte dhe vlerësonte figurëne mësuesit dhe krijonte me nxënësit një raport të drejtë mirëbesimi.

 

 

Nga ky raport fjala e tij kishte peshë dhe respektohej pa hezitim. Kjo i bënte drejtuesit  ta lëviznin nga shkolla në shkollë, pikërisht atje kua ata shihnin nevojën për autoritetin dhe korrektësinë e tij.

Shprehja “Ajo shkollë ka nevojë për dorën e Nuredi Qatos” apo”Vetëm Nuredin Qato mund të vërë rregull në atë shkollë” të cilat qarkullonin nëpër instancat drejtuese të Arsimit janë mjaft domethënëse për stilin epunë së këtij mësuesi.

 

Duke qenë mësues i një brezi që sakrifikuan aq shumë për arsimin, një brezi që i kaloi vitet e rinisë në fshatrat më të largëta të Shqipërisë e që dhanë aq shumë në edukimin e fëmijëve me dashuri e përkushtim, ai, si mësues shembullor, ndjen dhimbje për zhvillimin e sotëm të arsimit, për braktisjen e madhe të shkollës dhe të dijes.

 

 

 

Për të mos e përjetuar gjatë këtë dhimbje të madhe, që po bëhet edhe pa ilaç, ai në këtë moshë të kaluar është hedhur në një dashuri tjetër, muzikën, një “Bukuroshe e fjetur” prej vitesh në shpirtin e tij, që atëherë, kur ai punoi për disa vjet si punonjës kulture në Shtëpinë e Kulturës së Çorovodës.

 

 

 

Tani ai, në një studio modeste montazhi, merret me përpunimin elektonik dhe dixhital të këngëve të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, por veçanërisht ato të Jugut dhe të Skraparit.

 

 

Janë me mijëra e mijëra videklipte, fotovideo në platformën Yotube, por edhe në platformat e tjera muzikore, që janë realizuar prej tij.

Një punë e suksesshme, e ndjekur dhe e dëshiruar nga mijëra shikues që rrinë në kontakt me të dhe punimet e tij dhe që e falenderojnë çdo ditë e çdo orë.

 

 

Marrë nga gazeta “Kujtesa”, nëntor 2023