Rubrika “Ditë e re, nafakë e re” dhe historia e saj
Është një nga rubrikat e murit tim të FB, veç “Orakujve…”, një rubrikë që operon më tepër me foto të cilat “flasin”, shprehin dhe pasyrojnë në mënyrë alegorike, simbolike dhe konvencionale përditshmërinë e botës që na rrethon.
Shumë njerëz më kanë pyetur dhe pyesin se ç’kuptim ka shprehja “Ditë e re, nafakë e re”, mos fjala “nafakë” vjen nga turqishtja etj. etj.?!
Po e them që në fillim se nga turqishtja, jo, është fjalë e kulluar shqipe.
Fillimisht këtë fjalë e kam dëgjuar që i vogël, në fshat, kur thoshin: S’ka si nafaka (fati i parë në martesë) e parë! U rritët me nafakë! etj…. Që do të thoshte me fat.
Më pas, “Ditë e re, nafakë e re” e kam gjetur te “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxes në aperturën e një prej kapitujve të vëllimit të parë të librit.
Dhe, për ta ndriçuar më tej kuptimin e kësaj fjale, po jap më poshtë dy Fjalorët e Gjuhës Shqipe, të vitit 1980 dhe 1984:
NAFAKË/, – A – f. bised. Fat.
Urim: Qoftë me nafakë! Ditë e re, nafakë e re!
NAFAKBARDHË – mb. bised. Fatbardhë
NAFAKË/ZI, – ZEZË – mb. bised. Fatzi
Z. Hoxha