Shoqata “Tomorri “me “dy kokë”? Kujt i intereson kjo përçarje e turpshme dhe e paskrupullt?!…

Shoqata “Tomorri “me “dy kokë”? Kujt i intereson kjo përçarje e turpshme dhe e paskrupullt?!…

 

Mbahu, Durrës, se ke djem që të mbajnë!…

 

Tomorr  Laze

 

 

Ka nisur një luftë e egër, e paskrupullt, e turpshme, që ka hutuar njerëzit dhe që na vë njollë të gjithë ne, skraparllinjve:

 

Elementë të veçantë, pa integritet, pa personlitet dhe pa tagër përfaqësimi i janë futur një lufte absurde brenda llojit, duke mohuar historinë e lavdishme, të suksesshme dhe të bukur të shoqatës Tomorri të mbi 118 viteve, dhe me një pasion dhe guxim të çuditshëm, pa statut, pa zgjedhje, pa norma, kërkojnë të mbajnë me dhunë kreun e shoqatës, kur për vite me radhë aty kanë qënë dhe asgjë nuk kanë bërë.

 

 

Si unë dhe gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së Durrësit e kemi ngritur zërin gjithmonë por ata na janë përgjigjur me arrogancë e mospërfillje. As kanë ardhur te ne kur i kemi ftuar dhe as ne nuk kemi patur përfaqësues te ata.

 

Asnjëherë si deri sot, edhe në historinë e Luftës dhe të pas Luftës së Dytë Botrore, në 45-ën, kur u ndanë në Lak dhe në Kulak, Skrapari nuk ka patur një politikë përçarëse kaq të ashpër, kaq të ethshme se sa e këtyre ditëve, kur janë krijuar dy shoqata (nuk dilte një), njëra sot ka bërë Kuvendin Kombëtar në ambientet e Universitetit UFO dhe tjetra e ka Kuvendin Kombëtar pas dy javësh në Tiranë!…

Ndërsa tragjikomedia e të dy shoqatave ka vazhduar nëpër rrethe, ku janë krijuar nga dy shoqata si në Tiranë, Çorovodë, Lushnje, Sarandë, Berat e gjetkë.

 

A nuk ka më turp, kur ditën e parë vete njëri në një qytet dhe ditën tjetër, vete tjetri për të njëjtën gjë!…

 

Personalisht, më vjen keq, më vjen turp si skraparlli që ndodh kështu. Por unë kam edhe një merak dhe detyrim që e kam shprehur dhe e kam mbrojtur dhe do ta mbroj me forcë.  Ne na duhet një shoqatë e pastër patriotike, pa ndikime politike, me statut bashkëkohor, me garë të rregull zgjedhore e tjera.

 

 

Si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore Durrës distancohem nga marrëzitë e mësipërme dhe kërkoj prej gjithë kryesisë dhe kryetarit të saj, Hajri Nuhu, që e gjithë shoqata jonë:

 

të mbajë atë pozicion që ka mbajtur deri më sot, që nuk ka qenë pjesë e strukturave të shoqatave të ashtuquajtura qendrore,

 

-që, ashtu siç ka qenë e pavarur de fakto ndër vite, të jetë  e e tillë, e pavarur edhe de jure, duke u regjistruar në  Gjykatën e Durrësit,  si një shoqatë autonome me qëndër në Durrës, si një vazhdimësi e Shoqatës Tomorri  në Shqipëri,  e krijuar prej rilindësve tanë dhe Xhevahir Spahiut me shokë.

 

 

Kërkoj nga Kryesia e shoqatës sonë,

 

-të mos marrë pjesë me asnjërin krah të zhvillimeve të sotme, pasi ne, si kryesi e Degës së Durrësit, kur kemi ngritur zërin, ata na janë përgjigjur me arrogancë e mospërfillje. Ndaj dhe arritën deri këtu.

 

 

Kërkoj gjithashtu që,

 

-duke ruajtur të paprekur strukturën e logos së sotme të shoqatës Tomorri, kjo logo do t’i propozohet kryesisë së Shoqata Tomorri Durres dhe kryetarit tonë të respektuar  Hajri Nuhu, për t’a regjistruar pranë Gjykatës së Durrësit.

 

 

 

 

E kam theksuar disa herë publikisht dhe e theksoj edhe këtë radhë, duke i  bërë thirrje arsyes të dy organizatorëve dhe konkurruesve, se riorganizimi i shoqatës Tomorri kalon nga ajo e Durrësit, pasi ka dhënë prova në misionin e saj atdhetar dhe kulturor, në të kundërt  ne do të shkojmë drejt një pavarësie të plotë.

 

 

Për këtë që po them, kam marrë garancinë e shumicës së anëtarëve të kësaj shoqate.