Prishësit e fëmijëve / Urtësi dhe këshilla pedagogjike për ata prindër që kanë mend, sy dhe veshë!…

Prishësit e fëmijëve / Urtësi dhe këshilla pedagogjike për ata prindër që kanë mend, sy dhe veshë!…

 

 

  Viktor Bakillari

 

Bota e njeh prej gati 100 vjetësh dukurinë e prishjesh dhe të zvetënimit të fëmijëve. Në në trojet tona shqiptare kemi këto 30 vjet.

 

Fajtor?

 

– Po! Ne, prindërit; shkolla, dhaskenjtë dhe dhaskalicat, librat e dobët dhe literatura e rekomanduar, shtypi, televizioni, rrjetet sociale.

 

 

Përse po rritet një brez, ku virtualja po ia fut reales, ku vlerat sa po vijnë e po prishen?

 

 

Shikoni si qëndron puna:

 

Njeriu ka gjithnjë ideale dhe figura idhullore gjatë jetës.

 

Unë, fjala vjen kam si idhuj kombëtarë Gjergj Kastriotin, rilindësit, Fan Nolin, hieronjtë e kombit, …, burrat e parë të Skraparit, ndërsa, në rrafshin fisnor gjyshin (nga ana e mamasë, dritë pastë!) dhe babanë (tim atë, jetë të gjatë!) – burra më punëtorë as nuk kam parë, as nuk kam dëgjuar, as nuk kam lexuar; nuk ka pasur / nuk ka; me siguri, ka për të pasur, do të ketë!

 

 

Ndërsa shumica e fëmijëve (e theksoj, jo për faj të tyre!) kanë idhuj të tjerë të imponuar nga shkolla me nivel të ububushëm, d.m.th. përtokë dhe nga prindër me veri të mjegulluar.

 

Le të shikojmë me radhë idhujt kryesorë të fëmijëve të pas viteve 1990:

 

 

Një ndër idhujt kryesorë të fëmijëve është … Tarzani.

– Cili është Tarzani?

– Personazh i trilluar, gjysmëlakuriq i rritur në xhunglën afrikane e që pas shumë aventurash nuk u përshtat dot me botën e qytetëruar dhe iu rikthye jetës së egër xhunglore afrikane.

 

 

Kë kanë idhull tjetër?

– Pinokun.

– E cili është Pinoku?

– Një personazh fiktiv që kalon kohën duke gënjyer.

 

 

– Cilin kanë idhull tjetër?

Aladinin dhe Robin Hudin.

 

– Cilët janë këta?

– Këta janë mbretër të hajdutëve.

 

 

– Cilin kanë tjetër?

Batmanin.

– Cili është Batmani?

– Një personazh që ecën me shpejtësi rrufe 320 km/orë.

 

 

– Cilën kanë tjetër?

– Bukuroshen e fjetur.

– Eh, ia bën mu, merret vesh mefshtësia dhe përtacia e patëdytë e saj…

 

 

– Cilën kanë tjetër?

Borëbardhën me 7 xhuxhë

– Çfarë të themi më tepër. Një bukuroshe e rrethuar nga 7 xhuxhë…

 

 

– Cilën kanë tjetër?

Kësulëkuqen.

– Cila është Kësulëkuqja?

– Po, është një çupkë e vegël e urtë dhe e zgjuar me kësulë të kuqe në kokë, por, si çdo kalë i kuq, e ka një huq: Nuk dëgjon të ëmën.

 

 

 

Eh, nuk po vazhdoj me personazhe e figura reale të vdekura e të gjalla, nuk po vazhdoj as me dogmat e pallavrat trushpëlarëse fetare, as me gomarëritë dhe kurvëritë çoroditëse të kinematografive, as me emisionet bajate e të shthurura dhe pa aspak asht kombëtar, as me rrjetet çoroditëse sociale që shkatërruan rininë; jo, jo, nuk po vazhdoj më tej se e di që nuk do të vazhdoni të më lexoni më tej.

 

 

Dhe pastaj, pasi i kemi bombarduar fëmijët, nipërit e mbesat me idiotësi dhe marrëzi të tilla, të gjithë ankohemi për nivelin dhe “ufollëkun” e tyre.

 

 

Këshillë:

 

Nisjani nga A-ja: Lërini fëmijët sa më gjatë në natyrë.

 

Le t’u ngjajmë prindërve tanë që na merrnin për veshi për të na futur brenda, jo si sot që, prindër-specie në zhdukje duhet t’i marrin për veshi fëmijët si bola të shëndoshë për t’i nxjerrë pak përjashta.

 

 

 

Lidhur me fotografinë ilustruese:

 

Rrobat lahen, imuniteti forcohet, kujtimet e pashlyera mbeten.