Vërzhezha  – Traditë

Vërzhezha  – Traditë

 

 

Dikur ishin traditë e përvitshme piknikët e shkollës dhe e të rinjve, ishin festat (refenetë) e fshatit me mbarimin e fushatave bujqësore, mbjellja e misrit, korrja e grurit, vjeljet e vjeshtës etj.

 

 

Vërzhezha është nga fshatrat që nuk ka hequr dorë nga kjo traditë e bukur.

 

 

Fotoja e parë të këtij statusi është një foto nostalgjike e shkrepur shumë vite më parë në vendin e quajtur Topilas, ku zakonisht zhvilloheshin piknikët tradicionalë të shkollës, por edhe e të rinjve të fshatit.

 

 

Ndërsa në fotot e tjera janë piknikët e 1 Majit të vitit 2017 dhe 1 Majit të pardjeshëm.

 

 

 

 

 

 

 

*