In Memoriam / Selman Ismaili, iku një njeri i mirë, i ndërgjegjshëm, i përkushtuar, nga ata që sot janë rralluar shumë  

In Memoriam / Selman Ismaili, iku një njeri i mirë, i ndërgjegjshëm, i përkushtuar, nga ata që sot janë rralluar shumë  

 

 

Është ndarë nga jeta para disa ditësh, një figurë e njohur  e Skraparit e vitevet 1970 – 1990, Selman Mete Ismaili.

 

 

Selmani lindi më 25 nëntor 1935 në Qeshibes të Dangëllisë. Deri në moshën 15 vjeç ka qendruar në fshat, ku kreu edhe shkollën fillore. Ende i vogël, 16 vjeç, në vitin 1951 detyrohet të shkojë për të punuar në minierën e Memaliajt.

 

 

Në vitet 1954 – 1957 kryen shërbimin ushtarak dhe njëkohësisht merr edhe patentën e shoferit. Në vitin 1957 kthehet në Memaliaj dhe, paralelisht me punën, mbaron dhe shkollën profesionale për elektricist.

 

 

Në vitin 1960 shkon në Bratislavë të Çekosllovakisë për një specializim dyvjeçar në këtë profesion. Në vitin 1962 kthehet në minierë, deri në vitin 1963. Në këtë vit fillon punë në Laboratorin Shkencor të Naftës në Kuçovë.

 

 

Po në këtë vit martohet me Nimeten nga fshati Qatrom i Korçës.

 

Në vitin 1968-1970 kryen shkollën dyvjeçare politike të Partisë në Tiranë. Pas përfundimit të saj, emërohet në Skrapar, ku ka mbajtur një sërë funksionesh: kryetar i Bashkimeve Profesionale, kryetar i Frontit  Demokratik, sekretar i komitetit të Partisë të rrethit, komisar i Forcave Vullnetare etj.

 

 

Në vitin 1979 mbaron shkollën e Partisë “V. I. Lenin”, Tiranë. Në 14 dhjetor 1975 zëvendëson Kahreman Yllin pas vdekjes në postin e deputetit, ku vazhdoi për më shumë se tri legjislatura (1970-89), deri sa doli në pension të parakohshëm.

 

 

Në 1989 u kthye në Kuçovë, ku, mbi truallin e të atit të ardhur aty që në vitin 1958, tashmë të riblerë nga një pronar tjetër, ndërton shtëpitë, ku dhe mbylli sytë përgjithmonë.