Dule Kalemi: “Të fala” Nemce Hitlerit, nga Sulo Kapinova!…

Dule Kalemi: “Të fala” Nemce Hitlerit, nga Sulo Kapinova!…

 

Një nga ngjarjet që do të mbetet e pashlyer nga kujtesa e banorëve të Vlushës dhe të Krushovës në Skrapar është masakra që bëri gjermani më 11 dhe 12 janar të vitit 1944, ku u pushkatuan në sy të grave e të fëmijëve 74 fshatarë të pafajshëm, udhëtarë që u gjetën në rrugë, italianë të mbetur nga lufta, partizanë të plagosur në malin e Krushovës etj.

 

 

22 burra u vranë në Vlushë, një ndër ta, Sekadin Borri mbeti i gjallë mes kufomave dhe të tjerët u vranë në tyrben e Krushovës një ditë më pas. Në Krushovë u vranë 52 e veta nga Kapinova, Krushova, Potomi, u vranë edhe 6 italianë dhe partizanë. Shpëtoi mes të pushkatuarve, Vesel Turbëhova dhe Sulo Kapinova.

 

 

Një dëshmitar okular, Dule Kalemasi, ndjesë pastë, tregonte jo pa dhimbje dhe emocion, skenën e asaj dite:

 

 

“Përpara mekami kishte një oborr të vogël dhe në fund të tij ishte një humnerë e thellë dhe e rrezikshme. Gjermanët këtu, në këtë dhomë të vogël futën jo pak, por 40 veta, të shtrënguar si sardelet në kuti.

 

 

Sa filloj të erret rojet i nxirrnin për krahu, dhe në fund të oborrit u jepnin nga një plumb kokës, duke i rrokullisur në humnerë.

 

 

Në grupin e këtyre fatkeqve ishte dhe Sulo Kapinova, i vëllai i tij ishte partizan. Sulua ju propozon shokëve që t’u hidhen rojeve, t’u marrin pushkët dhe të luftojnë me ta.

 

 

“Ejani se po na vrasin si lepuj!” – thotë ai edhe këmbëngul. Ata nuk e dëgjuan, madje në vend të përkrahjes merr ofendime.

 

 

Kur i erdhi radha Sulos, e çuan në oborr . Ai u dha një të shtyrë dy ushtarëve dhe u hodh në humnerë mbi të vrarët. Mbasi shpëtoi nga rreziku, u hodh në shpat, karshi mekamit dhe u thërriste shokëve dhe me emër, një pjesë të tyre i kish fshatarët e tija.

 

 

– Ju thërret Suloja, o Sulua!! Bëjini të fala Hitlerit kur të vini në atë botë! A doni më, thërriste ai, a më hani munë, o ngordhalaqët e dreqit!

 

 

Kjo mesele u mbyllë me 40 të vrarë me gjithë (Sulon).

 

 

Suloja trumbetonte se doli fjala e “Çoban Babait, se në 40, një do shpëtojë”.

 

Dhe ja, unë shpëtova – thoshte ai”.