Skraparllinjtë, me një duhan në rrugë të bëjnë mik për tërë jetën!…

 Skraparllinjtë, me një duhan në rrugë të bëjnë mik për tërë jetën!…

 

Viktor Bakillari

 

Në rrjetet sociale është një portal tepër i ndjekur, natyrisht më tepër nga vlonjatët, “Lind, nuk bëhesh vlonjat”

 

 

Nuk dua të bëj asnjë paralele, asnjë krahasim dhe asnjë analogji, por nëse marrim rastin e Skraparit, unë e them me zë të lartë se “Skraparalli lind, por edhe mund të bëhesh”!

 

 

Skraparllinjtë, pa aspak trysni imponuese, falë sjelljes dhe respektit që kanë për tjetrin, kanë fuqi të paparë përvetebërëse.

 

 

Dua të sjell me këtë rast dy-tri fjalë të urta të trevës së Skraparit:

 

“Skraparlliu të bëjë mik, pa qenë mik”;

 

“Një duhan në rrugë dhe skraparlliun e ke mik për tërë jetën”

 

Në mënyrë relative, çdo joskraparas që ka pasur, ka ose do të ketë të bëjë me Skraparin ose me Skraparas, ka përfunduar, përfundon ose do të përfundojë së e respektuari, së e simpatizuari e, përse jo,  së e pasuri xhan.

 

 

Nuk e kam fjalën për njerëz si: Ajli Alushani, Xhevahir Spahiu, Arian Leka, Visar Zhiti, Xhevdet Shallari, Luman Caka, Zylyftar Hoxha, Naim Zoto, Hysen Binjaku, Hajri Nuhu, Bashkim Koçi, Riza Bregasi, Çelnik Nako, Mustafa Ibro, Gjergj Qafoku, Hyda Ismaili, Ismail Sheroku, Idajet Shatro, Asqeri Diko, Adriatik Lamçe, Bashkim Saliasi, Nuredin Qato, Sulejman Prenjasi, Kujtim Hasanago, Caush Carkanji, Ladi Metani, Pëllumb Pipero, Sazan Guri, Çlirim Duro, Pasho Çelo, Baki Shpatanji etj,

 

 

Kjo Kockë, e qindra e mijëra të tjerë, të cilët janë Skraparas në çdo pore e në çdo frymëmarrje, as për ata qindra e mijëra të tjerë, që shpirtërisht janë “natyralizuar” si skraparas, ndihen si skraparas. (Përmenda vetëm disa emra pa u menduar aspak, ndjesë shumë të tjerëve që janë hatërlinj të mëdhenj.)

 

 

Nuk po them për të “huajt” që kanë nusen nga Skrapari e thonë “jam nga fshati i nuses”, por për gegë e toskë, sidomos mësues, ushtarakë, ekonomistë, mjekë, etj. që kanë punuar në Skrapar.

 

 

Çuditërisht-fatbardhësisht, ata e duan, e nderojnë dhe e respektojnë Skraparin si të ishin Skraparas ose si të “ishin nga fshati i nuses”.

 

 

Mund të përmend:

 

Sali Butkën, që pas djegjes së shtëpive nga greku, erdhi në Skrapar, ku kalo familjarisht gjithë kohën e Luftës së Parë Botërore;

Themistokli Gërmenjin, që erdhi nënprefekt i Qeverisë së Ismail Qemalit;

Fan Nolin, në kohën e lulëzimit të tij politik;

Gjin Markut e Ramiz Aranitasit në LANÇ;

Petro Markon, Dhimitër Shuteriqin, Dritero Agollin, Gaqo Veshin, Ali Podrimjen, dr. Pandeli Çinën, poetin Pano Taçi, Ksenofon Dilon, Moikom Zeqon, poeten Enrieta Sinën  e shumë të tjerë në kohët e mëvonshme.