“Hasani i madh dhe Butka”, një libër befasues mbi historinë e Frashërit, ndryshe nga ç’është shkruar deri tani

“Hasani i madh dhe Butka”, një libër befasues mbi historinë e Frashërit, ndryshe nga ç’është shkruar deri tani

 

 

Në mënyrë të shteruar, duke marrë dëshmi e kujtime nga më të vjetërit, duke çfletuar libra dhe dokumente arkivore lidhur me familjet e mëdha të Frashërit, studiuesi, shkrimtari dhe gazetari i njohur, Vepror Hasani sjell një histori të përmbysur, ndryshe nga ajo e historianit Kristo Frashëri dhe e dy vëllezërve Alfred dhe Neki Frashëri.

 

 

Vepror Hasani

 

Unë nuk marr në konsideratë historinë e Ajaz beut nga Stanimaka (origjina e tij, Tomorica e Skraparit), dhe djalit të tij, Bondos, si krijues të familjeve të mëdha të Frashërit, sepse Ajaz Beu erdhi në Frashër pas vitit 1700 dhe u vra bashkë me birin e tij Bondon, me ferman të sulltanit më 1731, pra ata qëndruan në Frashër më pak se 30 vjet, kur Frashëri që nga zanafilla e tij 1431-32 deri në ardhjen e Ajaz Beut pas 1700-ës, kishte 268 vjet jetë; fiset dhe familjet e mëdha ishin krijuar. Në 30 vjet nuk mund të bëhej asgjë nga Ajaz beu.

 

 

Gjithashtu, që nga viti 1506 kur Frashëri mori statusin e “Derbendit” deri në vitin 1700 e ca kur erdhi Ajaz beu me të birin, frashërllinjtë vendas kishin 200 vjet në shërbim të qeverisë turke për mbrojtjen e urave, shtigjeve, vendkalimeve dhe karvaneve të tregtisë, gjë që solli pasurim të shpejtë të familjeve të Frashërit.

 

 

Pra, edhe me kaq kuptohet se Ajaz beu nuk mund të ishte krijues i familjeve të mëdha. Fisi më i madh i Frashërit ishin Nikollat me 11 familje të krishtera, nga këto familje (fill pas ndërrimit te besimit fetar nga ortodoksë në myslimanë), u krijuan familjet e mëdha, dhe të parët ishin Hasanas-it. Në libër (çdo i interesuar) mund të gjejë krijimin e familjes së vet të argumentuar.

 

 

Por, edhe në librin tim familje të mëdha mbeten: Sulejmanbellinjtë, Velibellinjtë, Vilakët, familja e tre vellezerve Frashëri (Dukollarët) Skënderasit, Kasollarët dhe Lakçenjë, – kurse Aliçkat siç shkruan edhe Mit’hat Frashëri, – nuk ishin familje parësie.

 

 

Katragjyshi i familjeve te mëdha ose krijuesi i tyre ishte Hasani i madh i Frashërit  prej këtij kryegjyshi rrjedh edhe autori i këtij libri, Vepror Hasani.