Foto të tjera të rralla nga arkivat italiane të bëra në zonën e Tomorricës
Këto foto të vitit 1941 i përkasin Luftës Italo-Greke në zonën e Tomorricës. Autori i tyre është ushtaraku Italian Giovanni Corbellini.
Në dy fotot e para janë fiksuar banorë të dy familjeve në fshatin Shëmbërdhenj të Gramshit. Në njërën, të rritur dhe në tjetrën fëmijë.
Nisur nga shprehja e fytyrës, veshja, sfondi, fotot nuk ka nevojë për koment. Ajo flasin shumë për gjendjen mjerane ekonomike, mënyrën e jetësës së asaj kohe etj.
Dy fotot e tjera janë marrë në Dobrenj. Pasqyrohet një shtëpi e djegur nga ushtria greke. Në rrënojat e kësaj shtëpie italianët kanë shkruajtur diçka që nuk deshifrohet mirë, por pak a shumë kështu: “7ᵒ di Dio terrore dej greci”, që në shqip afërsisht do të thotë “Zot, çfarë terrori kanë bërë grekët”…