Magjia e fyejve të Gramshit
Luan Mema
Kavalli ose fyelli i Gramshit është një ndër instrumentet më tërheqës e më të lashtë në fondin e artë të trashëgimisë muzikorë shqiptare, si dhe një ndër dokumentet më të rëndësishëm të muzikës instrumentale polifonike shqiptare.
Ky instrument konsiderohet si pjesë e rëndësishme e kulturës muzikore tradicionale shqiptare dhe paraqet një ndër format më të hershme të polifonisë instrumentale.
Grupi i “Fyejeve të Gramshit” ka tërhequr së fundmi vëmendjen e etnografëve dhe folkloristëve botëror. Ky grup ka një histori 55-vjeçare. Ai është ngjitur në skenën e Festivalit të Gjirokastrës që në vitin 1968. Me formacion të plotë me 20 instrumentistë ky grup doli në vitin 1973, nën drejtimim e muzikantit dhe mjeshtrit të muzikës moderne dhe asaj folklorike Alajdin Topçiu, që më pas ndër vite u drejtuan nga muzikantët Ndriçim Shani, Skender Lumshi, dhe Hasan Dërmyshi.
Me talentin e tyre, pasionin e dashurinë për profesionin, ata bënë dhe disa prej tyre edhe sot vazhdojnë një punë të vyer cilësore me vlera të mëdha, veçanërisht për folklorin muzikor polifonik të Gramshit për pasurimin ritmik të artit muzikor gramshak.
Ata me nivelin e tyre të lartë kulturor e professional dhe me aftësitë shumë të mira teorike e praktike, me intuitën e tyre krijuese zgjeruan gamën e përdorimit të fyejve edhe si pjesëmarrës në formacione të tjera muzikore, ku luanin rolin bashkinterpretues të melodive të ndryshme, si: Orkestrina Instrumentale Popullore e Gramshit , apo Orkestrina Komplekse e Gramshit, grupi fyej – piano dhe si shoqërues në interpretimin e disa këngëve popullore etj. Këto janë risi të tjera në FMPG e atë shqiptar. veprimtarinë e tyre muzikore, kulturore-artistike.
Prej vitit 1973, Grupi i Fyejve të Gramshit” fitoi një njohje të gjerë, jo vetëm në arenën kombëtare por edhe ndërkombëtare. Tematika dhe interpretimi i muzikës folklorike e fyjeve të Gramshit është mjaft e larmishme si në zhanrin lirik, ashtu edhe në atë epik. Si mjeshtra të muzikës ata futën elementët kryesore të muzikës si toni (ku përfshihet: melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor . Muzika me fyejt, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit ku karakteristikë, gjejmë aty shoqërimin këngës polifonike toske me tre zëra.
Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone,që lidhet me format e të shprehurit muzikor si muzikën me instrumente si tambura, qemenxhe, pipëz, bilbil, gajde, etj, qe u krijua dhe u vendos përpara publikut nga këta mjeshtra të talentuari.
Muzika e fyjeve të Gramshit është aq shumë e bashkuar, aq e natyrshëm saqë edhe nëse dëshirojmë të ndahemi prej saj nuk mund ta arrijmë këtë. Ajo na përcjellë kudo. Tingujt e saj janë të njëjta si ndjenja e dashurisë.
Duket se muzika e Fyjeve ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me artistët e rinj. Kjo për vetë faktin sesi kanë arritur të ecin pa lëkundje, pa luhatjet, por me evoluime deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi nga aktiviteti më i rëndësishëm kushtuar instrumentit të fyellit . Grupi i “Fyejeve të Gramshit” është një simfoni e papërsëritshme dhe e vërtetë batritore e peizazhit shqiptar, është perla në guackë e Folklorit Shqiptar.
Maj 2024