Balta kurative, një “zbulim” i ri nga turistët francezë në Kanionet e Osumit  

Balta kurative, një “zbulim” i ri nga turistët francezë në Kanionet e Osumit  

 

Sa e kanë parë me sy dhe e kanë prekur me dorë baltën karakteristike që formojnë dredhat e lumit  me kthesat e forta të shkëmbinjve, një grup turistës francezë të turizmit të aventurës  janë befasuar dhe dhe i janë futur menjëherë kërkimeve dhe analizave mbi përbërjen fiziko – kimike të saj.

 

 

Që në pamje të parë dhe në araomë ata kanë dalluar se balta e Osumit ka në përbërjen e saj disa minerale dhe kripra që vijnë nga zonat e ndryshme flishore dhe gëlqerore gjatë rrugëtimit të lumit në të gjithë gjatësinë e tij.

 

 

Pavarësisht se duhen analiza të thelluara laboratorike për të saktësuar vlerat kurative të kësaj balte, sipas mendimeve paraprake të turistëve, me aq sa ata kanë parë dhe kanë ndjerë në aromën e baltës, ajo, si dhe baltrat e burimeve balneare, është shumë e mirë për shëndetin e lëkurës.

 

 

Është rasti për të thënë se Kanionet e Osumit këtë vit i kanë vizituar një numër turistësh ndyfishi më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.