24 “plagët e Shpiragut”
Kush ka vizituar Beratin, me siguri i ka bërë përshtypje mali i Shpiragut, i prerë si me dorë, nga 24 vija vertikale.
Ndoshta prej këtij konfiguracioni tepër interesant ka lindur edhe ajo legjenda e famshme që tregohet me rast apo pa rast: Që, Tomorri dhe Shpiragu, donin të njëtën femër, e cila ishte Kalaja e Beratit. Në ndeshjen midis tyre, Shpiragu e qëllonte Tomorrin me topuz, ndaj dhe ai sot është gropa – gropa; ndërsa Tomorri e qëllonte më shpatë dhe dhe i ka shkakëtuar Shpiragut 24 plagë, 24 vija, 24 përrenj.
Një ndër intelektualët më në zë të Beratit të sotëm, Ajet Nallbani është kujdesur për t’i rikujtuar, përmes faqes së tij në Facebook këto vija, këta përrenj. Vijat e malit, që populli i quan përrenj (po përrenj nuk janë, se nuk kanë ujë, as bëjnë rrëke, kur bie shi, kanë pothuajse një largësi me njëra-tjetrën dhe, siç thamë më lartë janë gjithsej 24.
Nga e majta në të djathtë ata quhen:
1.Përroi Meterizës, pranë gjurmës së Mushkës.
2.Përroi i Gongallit.
3.Përroi i Sheshores.
4.Përroi i Verbër.
5.Përroi i Shpellës.
Këtu gjenden guva të mëdha shkëmbinjësh, ku mbajnë bagëtitë barinjtë në kohë lagësire.
6.Përroi i Ristos.
7.Përroi i Arrës.
8.Përroi i Binjakës.
9.Përroi i Stanit.
Në krye të këti përroi, mbi majën më të lartë të malit, gjendet Shëndëlliu.
10-Përroi i Metkës.
11-Përroi i Çukales. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë Pënjë.
12-Përroi i Lisit.
13-Përroi i Kulprit.
14-Përroi i Ngjelës.
Majës së malit drejt këtij përroi i thonë bregu i Spitharës.
15-Përroi i Ramos.
16-Përroi i Arrës ose Shtegu i Ujkut. Këtu gjendet vrima e Dragoit.
17-Përroi i Konos me Çukën e Rrjepur.
18-Përroi i Myftarit.
Mbi të është një shteg midis dy brigjesh të majës së malit që i thonë Gryka e Razhdojt.
19-Përroi i Përcëllishtes.
20-Përroi i Dushkut, që ka mbi krye në majë të malit fushën e Bukur.
21-Përroi i Thanës.
22-Përroi i Druvarit me shtegun e Rrahut.
23-Pezuli i Zhgabës.
24-Dushku i Kuq.
Vendeve më poshtë dhe prapa përroit të Dushkut të Kuq, nga ana e perëndimit u thonë Rakova.
Mbledhur në vitin 1944, nga Vlash Papa