Ka ardhur koha që, një ëndërr e bukur turistike si Këlcyra, të kthehet realitet!…
Gëzim Voda
Në fakt, nuk është ëndërr, por një sugjerim nga shumë njerëz, që, nisur nga dëshira e mirë për ta parë Këlcyrën me të bukur, më të jetuar, më të frekuentuar, më të vlerësuar e më të realizuar, kërkojnë, luten dhe falen si qytetarë të këtij vendi, të ketë më shumë vëmendje dhe nga pushteti qendror dhe vendor, se Këlcyra është një përlë turistike e e fshehur në guackë!…
Kur mendon vlerat historike që ka Këlcyra , e cila në shekullin e vitin 48 p. e. s Cezari pas humbjes luftës Pompeun në Shkëmbin e Kavajës, zgjodhi Grykën e Këlcyrës për të dale në Maqedoni dhe më pas drejt Romës;
kur mendon që në vitin 1431 ka qenë Vilajet më e ndjerë se qyteti i Përmetit;
apo që ka “mbi krye” një Kala të vjetër ilire dhe e pretenduar si vëndi i Dodonës pellazgjike;
që pak më poshtë kanë qënë Sarajet e nje familje feudale nga më të njohurat në Jugun e Shqipërisë për të cilën kanë folur dy britanikët bashkëshortët Korra dhe Jan Gordon si “Dy Vagabondë në Shqipëri”, në një libër në vitin 1926;
që natyrën e bukur rreth Këlcyrës e ka përshkruar Pukëvili i Napoleonit në fillim të viteve 1800 kur ai ishte pranë Ali Pashait në Janinë etj., etj., imagjinata, nuk ka si të mos shkojë te vlera më e qenësishme, ajo historike.
Por që kjo vlerë, që të realizohet dhe të bëhet e aksesueshme, për kushtet e Këlcyrës, duhet një teleferik që të shpjerë vizitorët e huaj në këto vende me histori të lashtë.
Interesante dhe e guximshme është edhe “ëndërra” e një përmetari të larguar nga vendlindja, Stefanaq Çelos për një linjë ajrore teleferiku që të lidhte dy shpatet e malit: Trebeshinë – Dhëmbel për të shijuar bukuritë te Vjosës nga ai lloj “udhëtimi ajror”.
Tjetër ëndërr dhe vlerë e realizueshme për Këlcyrën, për t’i bërë ato funksionale, janë rimëkëmbja e Sarajeve të bejlerëve të Këlcyrës. Ato tash për tash janë pasuri kulturore me interes kombëtar, por fatkeqësisht të rrçnuara.
Më lart sarajeve është Kalaja, farëe e pa eksploruar. Pse të mos gërmohet, për të nxjerrë në shesh ç’përbën ajo në vetvete?
Dhe që të arrihen këto duhet një rrugë e aksesueshme, e cila shumë lehtë dhe shumë mirë mund të jetë e aksesueshme gjer të lagjja e e sipërme e Katundishtës.
Bashkia e Këlcyrës apo edhe ajo e Përmetit nuk kanë fuqi ekonomike të bëjnë realitet “ëndërra” të tilla. Po mëndja, vallë, a u ka shkuar, të bëjnë gjënë më të thjeshtë: një thirrje “patriotike” biznesmenëve dëshnicarë, malshovitë etj., për të bërë një fuqi ekonomike për ta parë më ndryshe Këlcyrën?
Se, po u pa lëvizja kjo nxitëse dhe vizionare nga poshtë, lëvizja nga lartë, nga qeveria bëhet më e lehtë. Pasi ke gojë të flasësh, të kërkosh!