Lamtumirë Agron Maksutaj!…

Lamtumirë Agron Maksutaj!…

 

 

Është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të gjatë dhe të mundimshme, Agron Maksutaj, një nga kuadrot e njohur për një periudhë disavjeçare në në rrethin e Skraparit.

 

 

Agroni lindi në Gjergjovë, më 2 korrik të vitit 1949. Ishte djali i madh i Sefer Maksutajt, i një luftëtari, oficeri dhe drejtuesi të vjetër dhe me zë në të gjithë krahinën e Skraparit dhe më gjerë, në ato vende  ku ai shërbeu si oficer.

 

 

Në vitin 1973 Agroni mbaroi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Agronomisë në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzë.

 

Falë këtyre rezultateve ai u emërua në Stacionin Bujqësor të rrethit, që ishte si një bërthamë shkencore dhe shtëpie propoganduese për përvojat bujqësore në ekonomi të ndryshme të rrethit.

Punoi këtu për pesë vjet.

 

 

Në vitin 1978 emërohet kryetar i kooperativës bujqësore të Potomit, ku punoi më shumë se dhjetë vjet.

 

 

I vlerësuar shumë për atë kohë, në vitin 1988 emërohet sekretar i Komitetit të Partisë për Ekonominë në rrethin e Skraparit.

 

 

Pas viti 1991 emërohet drejtor i Bazës së Bujqësisë, Skrapar.

 

Pas vitit 2000 transferohet në Tiranë dhe punon  si inspektor në Kontrollin e Lartë të Shtetit deri sa doli në pension.

 

 

Kudo që punoi Agroni shfaqi vlera organizative dhe virtyte të larta humane, ndaj dhe gëzonte mirënjohje dhe repekt nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë bashkëpunuan me të.

 

 

Edhe pse i shërbeu regjimit komunist, ai kurrë nuk u akuzua nuk u anatemua nga dikush se kishte bërë keq duke përdorur luftën e klasave.

 

Është kjo arsyeja që deri ditën e fundit të jetës ai gëzoi dhe reflektoi një status të lartë njerëzor.