Formohet batalioni partizan që mbajti lartë dhe nderoi emrin e Heroinës Margarita Tutulanit
Më 20 shtator të vitit 1943 në qytetin e Beratit, fare pranë shtëpisë së Margarita Tutulanit, formohet batalioni partizan që merr emrin e saj
Si sot, 81 vite më parë, më 20 shtator të vitit 1943 në parkun e lagjes “Murat-Çelepi” u formua batalioni i rinisë “Margarita Tutulani” me 200 partizanë dhe partizane. Të gjithë ishin të rinj në moshën e Margarita Tutulanit.
Komandantë i këtij batalionin ishte Skënder Malindi, ndërsa komisar Ajet Xhindole. Aksionet ushtarake të këtij batalioni, fillojnë nga fshati Lubeshë ne nëntor 1943 dhe vijojne në Jugosllavi.
Nga ky batalion kanë rënë dëshmorë 20 të rinj si komisari i batalionit, Ajet Xhindole, Petrit Lulo, Nesim Kuçi, Thoma Arbëri etj.
Lavdi heroizmit dhe trimërisë së këtij batalioni!