Një foto e rrallë dhe një histori e rrallë…

Një foto e rrallë dhe një histori e rrallë…

 

 

Njazi dhe Bukurie Çepani, dy luftëtarë të shquar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare:

 

 

Njaziu,  kuadër komandues i disa njësive partizane të rëndësishme në Skrapar, komandant batalioni, komandant i Grupit  III të Skraparit, deri në komandant i Brigadës së X Sulmuese;

 

 

ndërsa Bukuria, një aktiviste shumë e njohur dhe e dalluar e Gruas  Antifashiste në Qarkun e Beratit dhe partizane me uniformë pranë të shoqit,

 

dalë në ditët e para të Çlirimit në Tiranë.

 

 

Ato ditë për ta kanë qenë në një farë mënyre edhe “Muaji i Mjaltit”, pasi komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare çiftet e reja partizane i kishte akomoduar në hotel “Dajti”, në pritje të detyrave të reja të rëndësishme, por edhe të një strehimi të përhershëm në vendet ku do të vendoseshin me punë tani e tutje.

 

 

Ndoshta aty, në ato ditë të gëzueshme të martesës por edhe të lirisë së fituar, është menduar edhe emri i fëmijës së tyre të ardhshëm, që, kur të konceptohej, nëse ishte djalë, t’ia vinin “Çlirim”, siç e maban dhe gëzon sot me nder e dinjitet ambasadori dhe diplomati i karrierës, Çlirim Çepani.