Rushan Dosti: Tomorricë e Zezë, Tomorricë e Bardhë!…

Rushan Dosti: Tomorricë e Zezë, Tomorricë e Bardhë!…

 

Rushan Dosti

 

 

Hapa Portën e Dëvrisë

Ç’mu shfaqe moj Tomorricë

Përjetova magjiëndërrën

Nga Skrapari në Koshnicë

 

 

 

 

Në ekranin e syve të mi

Shoh një film të paxhiruar

Bokërrimat e Tomorricës

Fletë libri palë – palë

 

 

Fletë libri zverdhur kohësh

Fustanellë krahëve të Tomorrit

Më shfaqen vëllezërit Frashëri

Dhe kujtimet e Fan Nolit

 

 

Luan i shtrirë, Mali i Tomorrit

Istikam, Qafa e Kulmakut

Guri i Prerë, Mali i Koshnicës

Më tregojnë gjurmët e gjakut

 

 

Përmbi fustanellë qëndisur

Qafa e Gjarpërit, Ostrovica

Nga Gramshi deri në Berat

Dielli vjen nga Tomorrica

 

 

Nga Qafë Pela vjen stoçeni

Dhe shpërthen në Gur të Prerë

Qafa e Gjarpërit këndon këngën:

“Ku të lashë moj e mjerë!”

 

 

Shtruar vallen e ka marrë

Lumi i vjetër i Tomorricës

Kënga gjymë e Demir Zykos

Zgjon rrënojat e Strafickës

 

 

Fustanellë në mbi dyzet fshatra

Hedhur krahëve palë – palë

Gjysma Tomorricë e Zezë

Gjysma Tomorricë e Bardhë!