Festa tradicionale e rakisë në Skrapar, merr pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj
Siç është bërë traditë, çdo vit në Skrapar zhvillohet “Festa e Rakisë”, një nga mburrjet dhe simbolikat e kësaj krahine.
Këtë vit në këtë festë bashkë me Zonjën e Parë merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Adriatik Mema, deputetë zonës dhe kuadro të tjerë drejtues të qarkut të Beratit, Presidenti Begaj vizitoi panairin e zhvilluar në këtë rast, që qe një mundësi shumë e mirë për të promovuar prodhimet bio dhe mjaft cilësore të krejt krahinës së Skraparit.
“Me pak raki dhe shumë dashuri”! – ishte urimi karakteristik që bëjnë skraparllinjtë në muhabetet dhe lezetet e tyre, që i bënëi Presidentit dhe miqve të tjerë të ftuar me këtë rast në të gjitha tavolinat dhe stendat e panairit.
Festa kaloi mes një atmosfere të gëzueshme dhe mbresëlënëse. Në fund Presidenti Begaj përgëzoi kryebashkiakun Adriatik Mema dhe gjithë pjesëmarrësit për organizimin e festës dhe mikpritjen që gjeti në Skrapar.