Fan Noli: Një darkë bektashiane në teqenë e Turhanit në Tepelenë, ku harrova veten dhe u “ngjita në qiell” nga kënaqësia!…
Kujtoj me kënaqësi një banket të shkëlqyer që kam ndjekur në teqenë bektashiane të Turhanit në Tepelenë, kur isha në Shqipëri.
Baballarët Bektashianë që ma shtruan besonin në darkat e zgjatura.
Ajo filloi në orën një mbasdite dhe mbaroi rreth orës tetë të mbrëmjes.
Dy orët e para ia kushtuam lloj-lloj mezesh e aperitivesh, të cilat i shoqëronim me raki të bardhë Përmeti.
Mbas tre orëve të para, unë mendova se darka mbaroi.
U ngrita për t’i thënë lamtumirë mikpritësve të mij.
Babai i Teqes i habitur më tha se sapo kishim filluar të hanim dhe tani vinte supa!
U ula përsëri dhe numërova 10 ose 12 enë njëra pas tjetrës.
Të gjitha gjellët ishin aq të shkëlqyera, sa kur mbaroi banketi nuk ndejta dot pa e puthur kuzhinierin në të dyja faqet.
T’ju them të vërtetën, harrova veten dhe u “ngjita në qiell”, këmbët më dridheshin dhe koka më vinte vërdallë. E pata të vështirë t’i hipja kalit e të qëndroja mbi shalë.