Gëzim Aliaj: Ne, nxënësit dhe mësuesit e saj, kemi çfarë të kujtojmë…

Gëzim Aliaj: Ne, nxënësit dhe mësuesit e saj, kemi çfarë të kujtojmë…

 

Gëzim Aliaj

 

Shkolla e Vëndreshës në Skrapar ka filluar më 21 tetor të vitit 1921, dhe kjo datë ka ngelur një datë zyrtare për të, pasi që prej atëhere dhe deri sot mësimi në të nuk është  ndërprerë. E vërteta është se historia e kësaj fillon më herët, që në vitin 1908, kur dhe kanë qenë përpjekjet më intensive për çeljen e shkollave shqip, përhapjen e të cilave dhe të gjuhës shqipe e kishte penguar sundimi i 5-shekullor osman. Abetaret e para në Vëndreshë i kanë sjellë nga teqeja e Frashërit që në vitin 1906 dy Vëllezërit Tefik dhe Tajar Vëndresha.

 

 

Në vitin 1908, kur Turqia pas Revolucionit Xhon Turk, zbuti masat represive të mëparshme për gjuhën dhe shkollën shqipe, nga pleqësia e vendit u kërkua leje nga hyqymeti (qeveria vendore) për ngritjen e shkollës. Kjo leje u arrit të merrej shpejt, si pasojë e presionit që u bëri autoriteteve vendore çeta kryengritëse e Tefik  Vëndreshës.

 

 

Vendi i shkollës u caktua te Bregu i Ibërshimit, që ishte një vend në qendër, i barazlarguar nga të gjiha fshatrat e zonës. Nën drejtimin dhe investimin e Tefik Vëndreshës dhe punën e palodhur vullnetare të fshatarëve, shkolla u ngrit shpejt. U gjet menjëherë edhe mësuesi, që ishte Hoxha i fshatit Mërtinj të Përmetit, Hysen Kolleshi.

 

 

Shkolla vazhdoi vetëm tre muaj, pasi autoritete turke, si dhe më parë, filluan të ashpërsonin masat dhe mbyllën shkollat shqip, për t’i kthyer ato në turqisht.  Por nga ana tjetër edhe lëvizja popullore ishte forcuar. Pas vrasjes së Tefikut më 1910, çetën kryengritëse e udhëhoqi vëllai i tij, Tajar Vëndresha, i cili bëri përpjekjen e dytë për riçeljen e shkollës shqipe. Në vjeshtë të vitit 1913, tek shtëpia e Sheh Muratit, me mësues Ismail Shehu, i cili kishte mësuar shqip në kurset që zhvillonte Babë Dudë Karbunara, filloi mësimi.

 

 

Çelja e shkollës u nxit u inkurajua edhe nga Qevereia e Ismail Qemalit  me dekret të ministrit të kësaj qeverie, Luigj Gurakuqit.  Ndërsa fshatarët ishin ngritur në këmbë, kishin rregulluar ambientet e shkollës, kishin vendosur bankat dhe orenditë, dh ishin gati të çonin fëmijët, fillon Lufta e Parë Botërore gjatë së cilës shkolla u dogj nga andartët grekë bashkë me shumë shtëpi të fshatarëve.

 

 

Gjatë periudhës së Luftës së Parë Boterore, megjithëse u bënë përpjkje për rihapjn e shkollës, përsëri ngarkesa e luftës qe e madhe dhe nuk la që të merrej frymë, jo të ngrihej shkollë. Në këto kushte, në shtëpinë e Ismail Shehut, që kishte mbaruar Idarjen e Beratit, zhvilloheshin kurse për të mësuar shkrim e këndim. Aty, të nxitur nga Daut Bregu, Qazim Aliaj, Halil Çuedari, Mediko Shehu, mësuan ABC-në disa djem të Aliajve si Ahmeti, Bajrami, Smaili, Fetahu, Sulejmani, etj.

 

Por që shkolla u hap dhe nuk u mbyll më, siç thamë më sipër, ishte 21 tetori i vitit 1921. Fillimisht ajo u hap në shtëpinë e Zenel Ibros. Ata që ndikuan drejtëpërdrejtë në ngritjen e shkollës qenë burrat e vjetër e të mençur që ishin dalluar për veprimtari patriotike, siç ishin: Sulejman Spathara, Syti bej Vëndresha, Vrenos Kuçi, Abdulla Musaj, Jashar Odobashi, Liko Aliaj, Daut Bregu, Qazim Aliaj etj.

 

 

Për mbarëvajtjen e shkollës kryepleqësia zgjodhi një përfaqësi prej tre vetash, të cilët ishin: Qazim Aliaj, Daut Bregu dhe Mestan Bakiu. Mësues i parë ishte Rasim Fuga nga Berati.

 

 

Mes një atmosfere tepër të gëzuar në këtë ditë u mblodhën të mëdhenj e të vegjël. Fëmijë e të rritur hynëin e dilnin në mjediset e shkollës tërë gaz e hare. Nuk u bë mësim atë ditë. Të nesërmen u ulën në bangat e shkollës 30 nxënës dhe filloi mësimi rregullisht. Që nga ajo kohë e shkolla nuk u mbyllmë. Nuk u mbyll edhe në kushtet e Luftës Nacionalçlirimtare, kur në në Tëndën e Qypi, Qafën e Shkozës, Kodrat e Spatharës dhe brenda fshatit kërciste pushka partizane.

 

 

Vit pas viti shkolla u konsolidua dhe mori vëmendjen e të gjithë fshtarëve, të cilët kujdesishin jo vetëm për mbarëvajtjen mësimore dhe edukative, por edhe për kushtet në shkollë, orenditë mësimore, ngrohjen, ambjentet e jashtme etj.

 

 

Pas dy vjetësh të Rasim Fugës, si mësuesi i parë, në vitin shkollor 1923-24 erdhi Ilmi Boçi. Në kohën e tij shkolla kishte 50 nxënës, nga këta 33 klasa e parë, 9 klasa e dytë, 8 klasa e tretë.

 

Nga viti 1927-1932, mësues ishte Pertef Therepeli, i cili më vonë u bë një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar. Në vitin 1941, ai, bashkë dhe me 200 kolegë të tij mësues, shkuan në viset shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë për të çelur shkolla shqip.

 

 

Shumica e tyre më vonë u kthyen përsëri në vatrat e tyre, ndërsa mësues Pertefi vazhdoi të qëndrojë mësues në Jagoll të Kërçovë deri sa vdiq dhe u varros me madhështi nga banorët vendës, duke dhënë një shembull të papërsëritshëm skrifice. Ndaj bash për këtë ai ka marrë titullin e lartë të Mësuesit të Popullit dhe nderohet dhe respektohet nga të dy anët e kufirit.

 

 

Për historikun e shkollës së Vëndreshës ka shumë dokumente, të cilat janë afishuar në një ekspozitë të çelur me rastin e 100 vjetorit të saj në shkollën e dikurshme, në Vëndreshë, por edhe janë përmendur në një film dokumentar të realizuar nga ish- drejtori i kësaj shkolle, Abdulla Bregu me skenar dhe regji të publicistit Hajri Nuhu.

 

 

Siç u tha edhe më sipër, shkolla vazhdoi edhe në zjarrin e Luftë në vitet 1940-1944. Në vitin 1945, Këshilli Nacionalçlirimtar i Tri Vëndreshave, krahas punëve të shumta për eliminimin e dëmeve të luftës dhe rindërtimin, me mobilizimin e popullit, ndërtoi shkollën me dy klasa te Bregu i Përroit të Madh. Mësuesi Izet Buzo nga Berati paguhej dhe ushqehej nga fshatarët.

 

 

Por ajo që gëzoi të madh e të vogël në Vëndreshë, Therepel e Spatharë, ishte çelja e shkollës e shkollës unike me shtatë klasë në vitin 1949. Shkolla u ndërtua në tokën e Malo Shehut me kontribut vullnetar. Kishte dy klasa filloreje dhe dhe katër klasa shtaëvjeçareje me shtatë mësues. Drejtori i parë i saj ishte Mustafa Janina. Shkolla unike do të mbulonte me shërbim fshatrat  Valë, Therepel, Lavdar, Vëndreshë e Madhe, Vëndreshë e Vogël e Spatharë.

 

 

Një ngjarje tjetër e shënuar për këtë shkollë, është viti 1972, kur hapet shkolla e mesme pa shkëputje nga puna me mësues Skënder Kuçi, Maliq Baze, Qani Sinani, Todi Prifti, Venetik Zaimi, Mustafa Dervishi, Zenel Guri etj. Drejtues i shkollës ishte Abdulla Bregu ndërsa nëndrejtore ishte Bukuroshe Muçaj.

 

 

Pesë vjet më vonë, në vitin 1987 përveç degës së Agronomisë, u hap dhe një klasë gjimnazi –  e mesme e pergjithshme që vazhdoi deri pas vitit 1990.

 

 

Me ndryshimet e ardhura pas ndërrimit të sistemeve në 1991 si pasojë edhe e ndryshimeve demografike kjo shkollë humbi pak e nga pak shkëlqimin e dikurshëm. Shumë familje u larguan drejt qendrave urbane e të tjerë emigruan jashtë vendit. Edhe numri i nxënësve filloi të binte dukshëm.

 

 

Kjo shkollë në 1996 kishte 337 nxënës dhe afro 26 mësues e edukatore kopështi. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve në 2001 shkolla e mesme do të mbyllej. Për fat të keq, sot atje ka mbetur vetëm shkolla fillore me një numër të vogël nxënësish.