Memo-Histori: Qeshibesi në shekuj
Hekuran Zenuni
Fshati ynë i Qeshibesit është i vendosur në faqen perëndimore të malit të Miçanit mbi luginën e lumit Osum. Është pjesë e krahinës së Dangëllisë me qendër Frashërin. Është një krahinë me tradita që i dhënë shumë kombit shqiptar, po të kemi parasysh Vllezërit Frashëri, që qëndrojnë në ballë të historisë shqiptare.
Qeshibesi pas çlirimit të vendit u bë pjësë e hartës administrative të rrethit të Përmetit, deri në vitin 1964 dhe më pas u bë pjesë e rrethi të Skraparit deri në ditët e sotme.
Kjo lëvizje është bërë thjeshtë për arsyen e afërsisë me qytetin e Çorovodës (4 orë më këmbë) në krahasim me qytetin e Përmetit (8 orë më këmbë).
Gjatë jetës kam takuar shumë Qeshibesllinj, burra dhe gra që kanë lindur në Qeshibes dhe për arsye të ndyshme janë larguar nga fshati dhe jetojnë në disa vende të Shqipërisë.
Një nga këta qeshibesllinj që kam takuar, është Skënder Mehmet Turhani, pedagog, ushtarak i përgatitur në shkollat brënda dhe jashtë vendit.
Sa hërë që takoheshim flisnim vetëm për Qeshibesin, Skënderi më thoshte se emri i Qeshibesit vinte nga bashkimi i vlerësimit të popullit të tij ( Njerëz të Qeshur dhe të Besës = QeshiBes).
Në Qeshibes ndodhen tre vende me emra që i përkasin fesë së krishterë, emra kishe si Shëngjergj, Shënkoll dhe Shënmërtir.
Në Qeshibes, sipas të thënve, në periudhën ilire, por edhe në mesjetë, ka pasur rreth 900 shtëpi.
Dëshmi të kësaj të dhëne janë mure, lëmenj të vegjël, copa toke të mbjella etj. që tregojn se kanë ekzistuar familje.
Qeshibesi pas viteve 1600 me lindjen e myslimanizmit u kthye në besimin Bektashi. Gjatë kohës së Perandorisë Osmane, Frashëri u bë qendër tregëtare e madhe, kishtë një numër të madh dyqanesh, tregtia bëhej që nga Janina, Konica, Durrësi, Myzeqeja, Sulova etj. Pazari në Frashër fillonte kur çelnin lulet e para dhe përfundonte kur binte bora e parë.
Për kalimtarët që shkonin në Frashër, një rol të rëndësishëm ka pasur edhe Qeshibesi, në vendin e quajtur Shënmërtir, aty ku është edhe Kalaja e Qeshibesit, ka qenë si një portë mbrojtëse për udhëtarët, të cilët transportonin blegtori, kripë, sheqer, vajguri etj. nga zonat e Skraparit, Korçës drejt Frashërit.
Vendi ku këta udhëtarë strehoeshin ishte te lagja Myzyras, te Hanet e Lilisë,aty ku ne i thoshim Selishta e Bakos dhe gurët e Haxhës.
Udhëtarët për këto shërbime paguanin edhe taksat e asaj kohe. Këtë e vërteton edhe ”Lëmi i Doganës”, një vend në Qeshibes te Kaçka e Tufaisë.
Në Qeshibes ka pasur edhe një dyqan industrial, pranë shtëpive të Syrjait, te lagja lartë, shitës ka qenë një burrë nga Treska e Dangëllisë. Edhe sot në Qeshibes, vendi aty quhet ”te dyqani”.
Jetesa në Qeshibes ka qenë e vështirë, rrugëzgjidhja në shumicën e rasteve ka qënë kurbeti ( emigrimi) në vende të ndryshme si Stamboll, Selanik, Negosht (Greqi), Francë etj.
Ky fenomen u përsërit me përmasa të frikshme pas viteve ’90, ku fshati u braktis. Tani në fshat nuk janë më shumë se 5 – 6 shtëpi!
Jeta është e vështirë dhe e dhimbshme si për ata që jetojnë atje, por edhe për ata që janë larguar, të silët shohin dhe dëgjojnë sesi vendi i tyre i fëmijërisë dhe i kujtimeve të bukura zhduket për herë e më shumë nën ferra dhe gërmadha.