Lamtumirë, Pelku!

Lamtumirë, Pelku!

 

 

Është ndarë nga jeta në mënyrë krejt të papritur, Albert Spahiu, Pelku siç e thërrisnin më shpesh, mësues, sportist, trajnier futbolli, qytetar i hershëm i Çorovodës.

 

 

Albert Spahiu lindi më 31 janar 1962 në Skrapar. Dhe të gjithë jetën e tij fizike, mendore dhe profesionale e lidhi me këtë vendlindjen e tij.

 

 

Kanë ardhur sot pranë familjes, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, miq dhe shokë të tij të shumëtë, sportistë dhe ish-sportistë të skuadrës që ai drejtoj me përkushtim mëse dy dekadash, shumë banor të qytetit dhe të rrethinave të tij.

 

 

Pjesë e këtij ngushëllimi janë bërë edhe gazetarë nga media e shkruar e asaj vizive.

 

 

Në një nga mediat vizive ka reaguar edhe Armand Duka Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli ku mes të tjerave ka cituar:

 

“Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë. Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.

 

Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.

 

Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së,familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij.

 

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Duka.

 

 

Ka shumë reagime për ndarjen nga jeta të Bertit në rrejtet sociale, ku shprehen ngushëllime të sinqerta nga shumë personalitete të sportit dhe jo vetëm.

 

 

Profesor Berti punoi me përkushtim dhe profesionalizëm në edukimin e brezave në qytetin e Çorovodës. Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Çorovodës e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për sportin në këtë qytet.

 

 

 

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!