Xhevahir Spahiu, Xhevahir Skrapari! Te ti është Poeti!, te ti Atdhetari!
Përparim Hysi
Xhevahir Spahiu! Xhevahir Skrapari!
Tek ti është Poeti! Tek ti, Atdhetari!
Në një anë Poeti, tek tjetra Njeriu!
Me gërma të mëdha: XHEVAHIR SPAHIU!
I përbuzje dredhat, mbroje veç të drejtën
Në rrugën e sheshtë, kërkoje përpjetën!
Ndaj u rebelove dhe shkove në Vlorë
Nuk të trembi ndjekja; s’pyete për terrror.
“Kupolë e Mesjetës”, dërgoi “Kapuçinjtë”
S’u mjaftuan me grushte, por edhe shkopinjtë.
Të goditën, Xhevo, me grusht harbutërisht
Të që je veç enjëll; je Bud e je Krisht!
Krisht për fjalë të lirë, pa shtypje e dhunë
Që të rrojmë të lirë (si ti,por dhe unë)
Farën e urrjetjes mbolle për pushtetin
Se e le rehahtin dhe zgjodhe Poetin.
Ndaj gatove vargje në magje revolte
Helm për diktatorët, pjellë të çdo epoke
Fier, shkruar në prill 1997