Historiku shkurt i Shtabit partizan të Qarkut të Beratit

Historiku shkurt i Shtabit partizan të Qarkut të Beratit

 

 

U krijua në gusht 1943 sipas urdhrave të komandës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, nga i cila edhe varej drejtpërdrejt.

 

 

Shtabi i Qarkut të Beratit kishte komandant Mestan Ujanikun dhe komisar politik Gjin Markun (i pasuar nga Kahreman Ylli), dhe zv/komisar Iljaz Sevranin.

 

 

Shtabi kishte një organikë të miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm, me specialistë sipas sektorëve të veprimtarisë së tij. Prej këtij Shtabi vareshin batalionet partizane dhe ato vullnetare territoriale, komandat dhe rojet e vendit edhe në krahinën e Skraparit.

 

 

Shtabi i Qarkut të Beratit luajti një rol të rëndësishëm për drejtimin e veprimeve luftarake të reparteve partizane të qarkut, për mobilizimin e popullit në Luftën Nacionalçirimtare, për krijimin e forcimin e reparteve e njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare  për forcimin e lidhjeve e të bashkëpunimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare me popullin e këshillat Nacionalçlirimtare.

 

 

Veprimtaria e tij vazhdoi deri në prag të Çlirimit të plotë të vendit, kur grupet, batalionet e çeta partizane të qarkut u shkrinë në Brigadat Sulmuese të UNÇSH.

 

Shtabi i Qarkut të Beratit e kishte vendqëndrimin e tij në Çorovodën e çliruar ose në fshatrat e Skraparit, deri sa u çlirua qyteti i Beratit, ku ky u vendos.

 

 

Ky Shtab u ndihmua drejtpërdrejt nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm i UShtrisë Nacionalçlirimtare me urdhra,udhëzime, por edhe me kritika, siç ishte rasti i kompromisit të tij me komandën e forcave gjermane që hynin e dilnin në qytetin e Beratit.

 

 

Është e njohur kritika e rreptë që i bëri kësaj komande Komisari Politik i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha.   Për këtë arsye Gjin Marku u përjashtua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, ndonëse atij, iu dhanë detyra të larta komanduese, në Brigadën VII (komandant i saj) dhe në Divizionin VI të Ushtrisë NacionalçlirimtareÇ (komandant).

 

 

Po për këto arsye, por edhe pë arsye të tjera absurde të mëvonshme, u dënua dhe vdiq në burg komandanti i këtij qarku, Mestan Ujaniku.