Kontribute të veçanta shkencore, jo vetëm profesionale, por edhe të një kulture më të gjerë
Lindur në vitin 1932 në Tepelenë, por që në moshë të vogël ka jetuar në Berat. Djalë i një farmacisti të njohur. Pasi kreu Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, shkoi për studimet e larta në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Atje kreu specializim për kardiollogji.
Sa erdhi që andej e çuan në Skrapar, pse ishte martuar me një polake(!). Aty punoi si drejtor i spitalit dhe krijoi marrëdhënie shumë të mira me skraparllintë që nuk I ka ahruar kurë, por që edhe ata nuk e harrojnë kurrë.
Në vitin 1960 u transferua në Berat ku dha një kontribut të shquar për të sëmurët me zemër. Nga viti 1976-2001 me ndonjë shkëputje përsëri në Berat ka shërbyer në Tiranë, si pedagog në Fakultetin e Mjeksisë në U.T. dhe në spital.
Aftësitë profesionale të tij, tashmë ishin bërë të njohura. Ai vizitonte e kurronte që nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish antarë të byrosë politike.
Në vitin 1975 ka botuar “Mjekimi në digjital dhe intoksikimi terapeutik”. Ka qënë bashkautor në tekset ‘Diagnostikimi i sëmundjeve të brëndshmë”,”Kardiologjia”, “Sëmundjet e zemrës”. Dr.Pr. Pandeli Çina ka dhënë kontribut me vlerë në ngritjen e Laboratorit të Elektrofiziologjisë, 1986. Ka marrë gradat shkencore, Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Ka botime të tjera të njohura në fushën e kardiologjisë.
Veç si mjek, si personalitet shkencor, Pandeli Çina është edhe poet dhe përkthyes, aktiv në konferencat shkencore të Akademisë së Shkencave dhe të shoqërisë civile.
Prof. Dr. Pandeli Çina ka marrë titullin e lartë Nderi i Kombit me këtë motivacion: “Në shenjë vlerësimi për kontributet e tij të vyera si mjek kardiolog, pedagog dhe shkencëtar i spikatur në fushën e mjekësisë. Me mirënjohje ndaj jetës si intelektual humanist, poet e përkthyes i spikatur dhe veprimtar i shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave më të mira historike-kulturore kombëtare ”.
Veç vlerësimit të mësipërm të lartë, ai ka marrë titullin Qytetar Nderi i Beratit