Potomi në dy kohë, dje dhe sot

Potomi në dy kohë, dje dhe sot

 

Belul Kryemadhi

 

Çdo kalimtari, të cilit i ka rënë rasti të udhëtojë për në fshatin Potom, ësht e pa mundur të mos ketë ndaluar për të ngrënë një drekë a për të pirë një kafe në qëndrën e këtij fshati malor, i cili kufizon me fshatin Staraveckë, Backë e Gjergjovë.

 

 

I parë nga perëndimi, Potomi, shumë i shpërndarë në lagje, të duket si një zonë militare i mbuluar me kamuflazh, ku rrallë duket ndonjë shtëpi apo kasolle mes pemëve. Por, po të hidhesh përtejë në Staraveckë a në Helmës dhe të kthesh kokën nga perëndimi do të mahnitesh duke vështruar me kujdes lagjen Brahollarë, e cila është vendosur në qëndër të tij, ku të lë përshtypjen sikur kjo lagje i ka vënë shpatullat malit të Gorës, i qëi mban histori mijravjeçare. Më tej akoma shtrihet lagja Gorçellarë, Cërras, Omerasit. Në veri lagja Kafexhiu dhe e në lindje lagja Buzali dhe Isufi.

 

 

Mua personalisht më ka rënë rasti të punoj e jetoj disa vjet në këtë fshat, dhe e njoh mirë atë dhe fshatrat e tjerë të asaj zone.

 

Që nga Melcka, Nikollara, Staravecka, Backa, Krasta, Faqekuqi, Krushova, Turbohova, Kapinova, Gostrëncka, Leshnja, Vëlusha, Qafa, Visocka, Osoja, Polena, Gjergjova, Sukarasi, Koprëncka, Gërmënji, e deri në Lapan, Pigas, Dhores, Zogas, Çerenisht, e Vëseshtë, kudo kisha kontakt me të vegjël dhe të mëdhenj, kisha hrë e kisha dalë nëpër shtëpitë e tyre që më lidhte puna.

 

 

Është një zonë, që e do punën, e do zhvillimin dhe përparimin, ka ambicien e mirë për të ecur përpara.

 

 

Djemve dhe vajzave të kësaj krahine i’u dha mundësia të shkolloheshin në shumë profile e degë të ndryshme, të cilët pas mbarimit të shkollave u kthyen për të kontribuar në vëndet e tyre ku lindën e u rritën.

 

 

Ishin ato vite ku në Potom u ndëtua spitali, farmacia, klinika dentare, laboratori për punimin e protezave etj.  Të gjithë fshatravet i’u ndryshua pamaja nga ndërtimet sociale, si shkolla, kopshte,çerdhe, dyqane, qëndra shëndetësore, etj. Në çdo fshat u ndërtuan rrugë automobilistike, u zhvillua bujqësia dhe blegtoria. Tokat punoheshin me mjete mekanike, edhe korrjet e drithërave bëheshin po ashtu.

 

 

Në rast se një kalimtar do të qëndronte për disa çaste në fshatin Staraveckë, patjetër do shikonte në lindje Helmësin historik, ku upër gjashtë muaj me radhë u vendos Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtaresi dhe udhëheqësit e këtij shtabi. Pak më lartë në Lirëz, vëndin në mes të pyllit me drurë ahu, ku në 8 deri në 14 gusht 1944 u mblodh Kongresi i Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare.

 

 

Syrit të kalimtarit nuk do i shpëtonte pa e parë as fshatin Backë dhe qafën e Martës, ku luftëtari Lace Backa me shokët e tij luftuan dhëmb për dhëmb heroikisht me forcat armike fashiste të Greqisë në vitin 1913. Po në këtë qafë më 23 qershor në vitin 1944 u krijua batalioni partizan “Riza Cerova”.

 

 

Këto që përmënda ishin dy kohët, ajo e kohës të vështirë të luftrave,  për çlirimin e vëndit nga të huajt, si dhe ajo e rindërtimit të të fshatrave të pasluftës. Tani le të kthehemi se ç-ndodhi pas viteve 1990.

 

 

Pas ndryshimit të politikës, mënyrës së qeverisjes të pasviteve nëntëdhjetë, ç’do gjë u ndryshua shumë shpejtë. Ç’do punë e bërë me sakrificë për shumë vite, u shkatërrua brënda një kohe të shkurtër, Banorët e këtyre fshatrave filluan dhe emigruan brënda dhe jashtë Shqipësisë, obiektet sociale u prishën nga vet banorët. Jeta përsëri u kthye si vite më parë, mjete mekanike nuk po e punonin tokën si më parë, por përsëri filloi parmënda, drapëri e furka.

 

 

Kjo krahinë dikur në zhvillim, u kthye përsëri gati e pa zhvilluar, fal djemëve që punuanë në emigrim, të cilët ndihmuanë ato disa familje që nuk mundën të largoheshin, të cilat ende jetojnë në për fshatrat, në vatrat e etërve e të gjyshërve të vetë, duke punuar në bujqësi dhe blegtori.

 

 

Një gjë e mirë që u bë, që qe edhe  fat për banorët e Potomit, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Zogas – Potom – Backë nga kompania e madhe e ndërtimit të gazësiellësit të TAP-it.

 

 

Kjo kompani ndërtoj linjën nga Devolli – Shamoll – Vithkuq – Shtyllë – Qafa e Martës – Potom –  Galinë – Munushtir – Vodicë – Berat – Fjer – Vlorë – Itali.

 

Kjo rrugë u zgjidhi problemet një herë e përgjithmonë të gjithë banorëve të kësaj zone, ku u jep mundësi të kenë në përdorim edhe makina familjare për nevoja të ndryshme në çdo kohë.