Çezma e thatë e Çorovodës së lagët!…
Këtë postim e ka dërguar një ndjekës i përditshëm i “Orakujve të Tomorrit” nga Çorovoda.
Ai në dy pamje është përpjekur që të japë atë freskinë e përhershme në gurgullimën e ujërave, që vijnë nga lumi dhe nga tubat nëntokësorë të qytetit, por edhe çezmën dekorative, simbolike pranë rrapit të Verorit, së cilës ka vite që kuçedra i ka zënë të dy lyfytët. Sot ajo i ngjan një çezme të braktisur fshati të mbuluar nga ferrat, algat dhe pisllëqet.
Në shënimin që ka dërguar ndjeksi ynë, thotë me ironi se Bashkia, mes gjithë asaj bukurie, pastërtie dhe freskie, e ka lënë kështu këtë çezmë “për të mos marrë mësysh” qytetin!…