Roland Qafoku: Falemiderit…tej e tej të gjithëve! – siç thonë skraparllinjtë!…
Mes lidhjeve të tij të shumta me median shqiptare dhe rrjetet sociale, publicisti i njohur, Roland Qafoku ka zgjedhur edhe platformën mediatike “Orakujt e Tomorrit” për të shprehur atë që ai ka ndjerë pas promovimit të librit “100 personalietet më të spikatrura të Skraparit”:
Mbrëmë, në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë u promovua lirbin im “100 Personalitetet më të spikatura të Skraparit”.
Për rreth dy orë u prezantua jo vetëm përmbajtja e librit, por gjithçka kaloi në formën e shoë letrar dhe artistik me fjalime, muzikë operistike, lojë në piano dhe në fund një koktejl.
Me këtë rast unë falënderoj të gjithë ata që e mbështetën realizimin e eventit të mbrëmshëm që nga kryebashkiaku Adriatik Mema dhe biznesmeni Fatos Çerenishti.
Falënderoj gjithashtu edhe televizionin “News 24” që e transmetoi LIVE, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët që nisin nga moderatorja Sidorela Gjoni, pianistja Ardita Bufaj dhe të gjithë ata që bënë të mundur që të dilte gjithçka sa më perfekte si Aurel Hadaj, Aulona Kadillari dhe Desara Bregu.
Falënderoj folësit, ambasadorin Dashnor Dervishi, profesorin Sherif Bundo, Shqiponja Dostin që erdhi enkas nga Italia për këtë event dhe deputetin dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj.