Kur ikin njerëzit, vendin e zënë kafshët e egra
Ilmi S.Qazimi
Në një nga rrugicat e lagjes sime, ditën e 80-vjetorit të Çlirimit, më 29 nëntor, më tërhoqi vëmendjen një skenë disi surealiste: një veturë “bens” me goma të shfryra, rrëzë murit të një shtëpie dykatëshe, buzë trotuarit, mbi xhamin e përparshëm ia kishte hipur një ferrë me lastarët e saj tentakula gjëmbaçe e gjethe simpatike mjekësore.
Po aty nët rotuar dikur së lashti, kishte pasë mbirë një fik i egër; banorët e patë nprerë, por tashmë që atatë gjorët kanë emigruar, fiku I egërsuar më tej u ringjall. Domosdo nuk kaboshllëk. O njeriu, o kafsha, o bima do të zerë vendin. Disa gjethe ‘lozonjare’ por realisht tinzare të fikut, si gjethe fiku që janë! – ishin shtrirë ashpër mbi kabinën e “bens-it”.
U bëra kurioz dhe afrohem të shoh nga afër. Kur ula kokën mes lastarëve të ferrës së njomë, më lemerisi një gjarpër i zi i pështjellë kutullaç në sediljen (ndenjësen) e prapme (atje ku ulet shefi), që ngriti kokën, nxorri gjuhëzën dymajëshe dhe vërtikthi deshi të provonte mish njeriu. Mirëpo, për fatin tim të ëmbël, e pengoi xhami i përparmë i “bens-it” ende i pa thyer!?
Metaforë e viteve që po jetojmë prej 35 vitesh! – do të thotë dikush.
Joo! Është realiteti ynë i trishtë që vetëm qeverisë tone nuk i bën përshtypje, në këtë 80 vjetor të çlirimit nga fashizmi e nazizmi.
Të çliruar jemi, por makinën moderne e ka mbuluar ferra e në sedilje ulet gjarpri; mbi to bën hije fiku i egër! Është realiteti dramatik deri tragjik që po përjeton sot Shqipëria, si komb, si truall, si banorë, si emër.
Kanë ikur njerëzit aq shumë sa “nuk ka kush të blejë” – thotë Fani, shitësi i lagjes sime.
“Nuk kam se këtë qeth”- “ankohej” berber Koçi.
“Isha në fshat – më telefonoi stërnipi – dhe bajamja ishte tharë, arra ishte thyer, kurse në verandën e shtëpisë kishin ardhur nuselale, zhapikë, merimanga, akrepë dhe pashë të ndotura dhelpre…”
Kur ikin njerëzit vijnë kafshët. Kështu ka qenë gjithherë.