Kremtohet 25-vjetori i themelimit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore të Krahinës së Vakëfeve Korçë
Salla luksoze shfaqjeve të filmave të Kinema Millennium Tiranë, në prani të dhjetra e dhjetra vakëfllinjëve e të ftuarve, përjetoi më 21 dhjetor 2024, emocione dhe ngjarje të papërshkrueshme, që kulmuan me çfaqjen e filmit dokumentar “Vakëfet e Korçës” (premierë), një film që sanksionoi shkencërisht historinë e ndritur të kësaj krahine, si dhe rolin e madh të shoqatës në evidentimin dhe propagandimin e saj nëpërmjet botimeve të shumta, gazetës “Tradita”, emisioneve televizive, konferencave shkencore ndërkombëtare dhe dokumentarëve, sikurse ky i fundit, që pa hezitim mund të themi se përbën pasaportën e identitetit të vakëfllinjëve në Shqipëri e nëpër botë.
Pas dokumentarit, të realizuar mjeshtërist nga historoiani Petrit Zeneli në bashkëpunim me gazetarët e talentuar të Tvsh Korçës, Eriona Pambuku dhe Pirro Gjata, u paraqit nje histori e shkurtër e rrugëtimit të Shoqatës dhe arritjeve të saj; si dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të themeluesve, drejtuesve e organizatorëve që nuk janë më në gjirin tonë: – Lutfi Topçiu, Pandi Stratobërdha, Veledin, Pasho e Bilo Rrezhda, Haxhi Hajdini, Hekuran Vila, Muharrem Meço, Viktor Gjika, Polikron Trebicka, Myftar Grabocka, Bilbil Meço, Selam e Napolon Shtylla, Shefqet Meço, Dilaver e Veteran Topçiu, Ladi Dino e Sulejman Përrenjasi.
Nga kryesia e kësaj shoqate u vlerëzuan me “Çertifikatë Mirënjohje” kontribuesit më të shquar, në shërbim të komunitetit: Ilir Trebicka, Festim Lami, Turi Dajko, Astrit Hado, Marin Mema, Mehdi Gurra, Kujtim Pinderi, Eriona Pambuku, Pirro Gjata, Malfor Nuri, Ramadan Hajdini, Zoje Pinderi, Hyso Demko, Bashkim Topçiu, Ilia Demo, Maksim Fejzulla, Adnand Halili, Murat Pinderi, Spartak Laze, Klara Çelo, Vjollca Pllaha, Hyso Nako, Olsi Hajdini, Leonard Nebo dhe Fondacioni hollandez “Shpresë për Shqipërinë” etj.
Në fund u zgjodhën kryesia e re dhe organet drejtuese të shoqatës.
Në mbyllje, biseda në ambientet e kinemasë dhe në kafe, çmallje, fotografi, përshendetje, urime dhe vlerësime për dokumentarin.