“Gjenerali” i vlerave të larta dhe të bukura njerëzore

“Gjenerali” i vlerave të larta dhe të bukura njerëzore

 

 Pandeli Bardhi

 

…I “privilegjuar” nga ndershmëria dhe thjeshtësia, të cilat gjithmonë janë zhytur, por asnjëherë nuk janë “mbytur” e nuk do të “mbyten” as në të ardhmen. I ka lezet fjala, i ka lezet këshilla, i ka lezet ngrohëtsia që të krijon, ngrohtësi kjo, jo e shtirur  por e kristaltë që buron nga një shpirt kristal.

 

 

 

Është “produkti” që ka dalë nga bankat e Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, besnik i idealeve dhe cilësive të larta morale që  u rrenjosën në familjen e tij me tradita patriotike në sherbim të Atdheut, qysh ne bangat e shkollës së fshatit të tij të lindjes, Backës historike të Skraparit.

 

 

Ka kryer detyra në funksione të larta në radhët e Ushtrise, si Sekretar rinie Brigade,  në detyrat e Komisarit të Brigades dhe të Divizioni ku të ishte nevoja e deri ne aparatin e Komitetit Qendror të Partisë në sistemin e kaluar.

 

 

Nuk e kisha njohur në atë kohë, por vetëm e kisha dëgjuar si emër nga kolegët e mi për të mirat që u kishte bërë shume vartësve dhe kolegëve të tij.

 

 

Kishte krijuar një respekt të veçantë tek vartësit e tij kudo në reparte e njisi të e Ushtrisë, i cili dërgohej kudo ku paraqitej nevoja për hallet e shqetësimet, nga Jugu në Veri , aq sa të gjithë shpreheshin: “Dilaveri, mbi të gjitha është shpirt njeriu, na gjendet gjithmone pranë dhe, pse ta fshehim, kërkohej edhe nga baza, qe “duam Dilaverin të na vijë për problemet që na shqetësojn…”!

 

 

Ne të “bazes” në atë kohë, mendonim “Lum si ata që janë atje “lart”, duke  kujtuar ata që ishin në funksione të larta, sikur të ishin vende “pullumbash”, pa i hyre thellë edhe telasheve që ata kishin. Përveç këtyre, Dilaver Xhakollari kishte edhe një të “keqe” tjetër. Nuk ishte në karakterin e tij servilizmi dhe puna për t’u dukur, por konsekuent i parimeve të tij që e kishin  bazën në punen e ndershme që dukej në rezultatet konkrete. Gjithçka mësoi ne shkolla që e përfundoi me rezultat të shkëlqyera dhe me dekorata, gjenin zbatim në punën e tij. Jashte orarit të punës, përfundoi edhe Fakultetin Juridik me të njëjtat rezultate si shkollat e tjera.

 

 

E “keqja” e tij ishte qe edhe “shejtanëve më të  mëdhenj të Udheheqjes” kur ata e ngacmonin me pa të drejte, Dilaver Xhakollari, nuk ua kursente gurët. Gjithmonë Dilaveri ka marrë anën e të vegjëlve dhe hallexhinjve duke sfiduar edhe eprorët e tij.

Të mëdhenjtë kërkonin ta tjetërsonin në disa raste, por shumica e atyre në “bazë” që ai e kishte “grurë” ia ruanin  vlerat e karakterit të tij.

 

 

As Dilaveri nuk mundi t’i shpëtonte akuzave nga më monstruozet nga gojët e liga, që burimin e kishin tek nenet famekeqe të luftës së klasave dhe agjitacionit e prapagandes, “ armë” këto të Partisë për të denigruar punonjësit dhe kuadrot e mbi te gjitha kuadrot e ndershëm. Rezultati i “kokëfortësisë”, për të mos lëvizur nga cilesitë e moralit të tij të ndershmërisë, të punes e të pastërtisë shpirtërore, benë atë qe ai, herë te ngrihej lart e herë të ulej në detyra të paperfillshme.

 

 

Cilesite e tij, asnjëherë nuk ndryshuan nga lartesië e karriges, por mbetën po ato, në çdo funksion.

Funksionet e tij, për tetë vite në aparatin e KQ te Partisë  dhe gjashtë vite në Drejtorine Politike, jo vetëm  që nuk i siguruan asnjë priviegj, por, perkundrazi, vetem qenia e tij në këto funksione do të krijonte  si edhe për disa të tjerë nje farë urretje për këta që “Na kanë pirë gjakun”!…

 

 

Në të kundërtën Dilaverit, “privilegjet” e shumta që gëzon sot e janë të përjetshme, si ndershmëria, thjeshtësia, humanizmi, korrektësia dhe logjika e shëndoshë në trajtimin e problemeve, kanë bërë atë që ai të jetë edhe sot i dashur e i respektuar me të gjithë ata që kanë punuar apo e kanë njohur.

I qëndron besnik veprës së luftëtarëve që dhanë jetën në Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, qofshin këta të afërm, nga fshati apo nga zona e tij.

 

 

Sa herë që i bie ruga të kalojë nga Qafa e Martës nuk harron të marë me vete edhe një kurorë me lule e ta vendosi ne lapidarin kushtuar qendreses heroike  të çetes se Lace Backës dhe asaj të Sali Butkes, qe luftuan në mbrojtje të popullsisë  së Kolonjës, Skraparit dhe Përmetit që largoheshin nga bandat e andarteve greke, si dhe të formimit të batalionit partizan “Riza Cerova” në qershor të vitit 1943.

 

 

Do ta takosh sot me kolegë të shumtë që nuk i ndahen si Yda Celibashi, Arian Jaupllari etj. Janë me dhjetra e qindra.

 

 

Ka disa vite që Dilaver Xhakollarit i është ndarë nga jeta bashkëshortja e tij, Liria, që bashkë me dashuri e harmoni kaluan mbi gjashtëdhjetë vite.

 

 

“ Gjithmone Liria më ka dhënë forca, më jep edhe tani që, megjithëse më  mungon, e kam pranë…”! – thotë Dilaveri.

Mbi mur, ruan fotografinë saj, të prindërve të saj dhe prindërve të tij.

 

 

Ndihet krenar e dinjitoz për  “pasuritë” e tij të mëdha, të bukura, njerëzore.

 

 

Ish – kolegët që e kanë njohur dhe ata që kanë punuar me të i thërrasin “gjeneral”, jo për nga gradat, por për nga vlerat e larta morale që gëzon.