Oltion Dervishi: Dy fjalë për time më…

Oltion Dervishi: Dy fjalë për time më…

 

 

 Nurija e Ismailajve nga Trebla, ndërroi jetë nga një epidemi në Spitalin e Çorovodës në vitin 1950. La amanet tre femijet, në veçanti  Donikën, mamanë time, e cila ishte vetëm disamuajshe. Megjithëse qumështi i gjirit i mungoi, Donika u rrit dhe tregoi një karakter të fortë, edhe kur u sprovua më së keqi në kulmin e rinisë.

 

 

Që në fëmijëri lexonte shumë. Kahreman Ylli, miku i babait, e këshilloi ku dhe vazhdoijë studimet e larta dhe u diplomua në vitin 1972, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

 

 

U rikthye ne vendlindje si mësuesja e parë femër nga ajo krahine. Mësuese të tjera më përpara ishin të ardhura.  Ishte pjesë aktive në shumë aktivitete artistike dhe kulturore.

 

 

Babai i saj eshte Muharrem Leshnja (Pëllumbi), i cili herët në vitet ’20 – ‘30 kishte kryer studimet per finance ne Lushnje, dhe me pas kishte sherbyer ne disa qyetete ne Shqiperi. Në vitet 40 rikthehet në Skrapar për të themeluar Keshillin Nacionalçlirimtar në Skrapar (ku mbante pozicionin e Sekretarit) së bashku me shokët e tij, Zylyftar Veleshnja, Asllan Osoja dhe shumë të tjerë të ndritur.

 

 

Më pas shërbeu me korrektesë dhe integritet të dalluar në shumë institucione shteterore në Skrapar. Kishte një reputacion të dukshëm si intelektual dhe burrë i urtë.

 

 

Vellai i saj është Hysni Pellumbi, inxhiner dhe shahist, autor i disa librave. Me veprimtari ne Kuçovë, Patos, Ballsh, Fier dhe Londër, atje ku edhe tashmë prehen eshtrat e tij.

 

 

Pas diplomimit, Mamaja shkon në fshatin Vëndreshë. Shkoi përkohësisht për të bërë stazhin e Partisë si kandidate Partie, e priste një prespektivë e mirë dhe e ardhme profesionale e garantuar. Por zemra nuk e la rehat, sepse aty njihet me një  djalë simpatik me flokët kaçurrela, agranomin Mustafa Dervishi nga Therepeli.

 

 

Por gjërat nuk ishin ashtu si dukeshin. Biografia e tij nuk ishte e ”denje për një komuniste, kanditate Partie. Absurditet më vete kjo histori. Delegatët e partise, ishin vigjilentë dhe u turrën të gjithë për ta korrigjuar këtë mendjelehtësi dhe dritëshkurtësi të Donikes. Presioni mbi vajzën e re ishte maksimal.

 

 

Megjithate Donika, vajza nga qyteti, nuk zgjodhi partinë, karrierën, suksesin apo qytetin, ajo zgjodhi  dashurinë, jetën, drejtesinë, besnikerinë, megjithëse mbeti në fshat.

 

 

Këmbëngulja dhe karakteri i saj i fortë, mundësoi jetën e motrës, vellait, jetën time dhe fëmijve të mi, lumturinë e saj.

 

 

Mirënjohës përherë me shembullin e saj!…

 

 

Jeta mund të sprovojë, por shpesh herë koha i çon gjërat në vendin e vet!