Haxhi Kalluçi: Ja pse po e ndaj këtë gëzim me miqtë mi!
Në këtë foto është një portretizim i një mëngjesi të vitit 1984 në Fier. Fieri, atëherë qe qyteti më i vrullshëm në Shqipëri.
Ky punim imi u paraqit në ekspozitën e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në Fier u ekspozua por atje jo.
Fatkeqësisht, kjo skulpturë më ka humbur pa nam e pa nishan, por në mendjen time ajo nuk u zhduk kurrë nga kujtesa.
Puna është në procesin e ndarjes me llamarinë në prag të derdhjes në allçi e silueti në foto, ka një defekt.
Kur ime shoqe, Majlinda, nxori dje nga sirtarët e vjetër , “arkiva ime anarshiste”, me tha më tha se këtë skulpturë e ka pëlqyer e adhuruar shoqja ime e dhomës në konvikt, poetja Mimoza Ahmeti.
Skulptura është zhdukur dhe ngelet si kujtim nëpërmjet kësaj fotoje bardhë e zi që ua kalon atyre me ngjyra.
Edhe pse në këtë formë, “rikthimi” i saj më gëzoi shumë.
A nuk e kam të drejtën që gëzimin ta ndaj me miqtë! Faleminderit miq!
Shënim:
Materiali është marrë nga faqja e e Facebook-ut të skulptorit dhe poetit Haxhi Kalluçi