Në Grand Blue FAFA përurohet një libër i veçantë mbi çuditë shkencore të Tomorrit, me autor studiuesin Përparim Zaimi

Në Grand Blue FAFA përurohet një libër i veçantë mbi çuditë shkencore të Tomorrit, me autor studiuesin Përparim Zaimi

 

F T E S Ë

 

Shoqata atdhetare kulturore “Tomorri” – Durrës dhe FAFA GROUP organizojnë promovimin e librit “Mali i Tomorrit, bartës i të vërtetave të lashta të historisë së njerëzimit” , me autor studiuesin e shkencave detare dhe navale, Përparim Zaimi.

 

Veprimtaria zhvillohet në mjediset e resortit Grand Blue FAFA, ditën e premte, datë 21. 02. 2025, ora 17:00

 

Kryetari i shoqatës atdhetare kulturore – Durrës

 

Hajri Nuhu

 

 

 

 

Dy fjalë për autorin dhe…

 

 

Përparim Zaimi ka lindur në fshatin Dobrushë të Skraparit më 12.03.1948. Është studiues i shkencave navale, kulturёs sё lashtё dhe universit (Civilizimeve Teknologjike Inteligjente); lektor i këtyre shkencave nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu” Durrёs dhe  anëtar i Akademisё sё Shkencave.

 

 

Është  autori i 18 librave dhe punimeve akademike shkencore, i mbi 30 studimeve dhe 13 artikujve shkencorë.

 

Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Marines në Vlorë, me rezultate të shkëlqyera. Është diplomuar Navigator për FlotënTregtare. Është diplomuar po ashtu në Filozofi, me rezultate të shkëqlyera. Ka kryer studime në Inxhinieri Mekanike.

 

Zotëron tri gjuhë te huaja, përkatësisht Anglisht, Italisht dhe Rusisht

 

Ka kryer detyra të rëndësishme në administratën e lartë shtetërore si, drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit në Ministri, drejtor Projekti, Drejtor institucionesh administrative, Këshilltar Ministri, drejtori Përgjithshëm i një shoqërie të përbashkët shqiptaro – amerikane në Tiranë, në fushen e industriseTekstile etj.

 

 

 

… dy fjalë të tjera për librin

 

Libri qё i paraqitet lexuesit dhe studiuesve tё ndryshёm kudo qё ndodhen, shqiptarë dhe tё huaj, ka një pёrmbajtje tё jashtёzakonshme.

 

Autori si një kёrkues skrupuloz shkencor ka arritur tё formulojë pёr herё tё parё teza dhe teori unike origjinale pёr tё kaluarёn shumё tё largёt tё trojeve shqiptare dhe tё mbarё kontinentit, tё mbёshtetura nё fakte konkrete.

 

 

Libri nuk ka vetёm qёllim tё evidentojё vlerat e mёdha shkencore dhe tё zbёrthejë mitologjinё e thurur rreth kёtij mali tё shenjtё dhe mistik, por tё nxjerrë nё pah tё vёrtetat tronditёse qё mbart ky mal jo vetёm pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, por pёr gjithё historinё e njerëzmit.

 

Nё kёnd vёshtrimin metaforik ёshtё njё lampadar i madh qё rrezaton dritё hyjnore, ndriçon mendjet e studiuesve nё shumё disiplina shkencore si dhe ndёrgjegjёson besimtarёt e kulteve se njё Krijues superinteligjent ka qenё i pranishёm dhe e ka eksploruar kёtё mal miliona vite mё parё, kur Roma dhe Greqia nuk ekzistonin.