Festë në FAFA: Mbi 100 mësues  nga Skrapari që punojnë dhe banojnë në Tiranë në Durrës kremtuan aty ditën e tyre

Festë në FAFA: Mbi 100 mësues  nga Skrapari që punojnë dhe banojnë në Tiranë në Durrës kremtuan aty ditën e tyre

 

 

Në prag të 7-8 Marsit mbi 100 mësues  dhe ish-mësues të Skraparit  që jetojnë në Tiranë e në Durrës u mblodhën në një takim festiv në mjediset e Grand Blue Fafa.

 

 

Nën tingujt e himnit kombëtar u çel ky takim që solli përmes një kolazhi dh e përmes kujtimeve histori  pune e përkushtimi  të një gjenerate  të ndritur të mësuesisë. Në heshtje u nderuan kolegët  që kanë humbur jetën  kohët e fundit.

 

 

Përmes një kolazhi u përcollën imazhe nga veprimtaritë e mësuesve . Një përshëndetje  me një foto domethënëse ishte ajo e mësuesi t e Merituar Qani Zaimi. Emoncione sollën përshëndetjet  e mësuesit veteran Resmi Dosti nga SHBA ,të prof. dr. Hysen Binjakut, të Flamure e Bardhyl Dyrmishit nga Australia etj.

 

I veçantë urimi Nazif Selimit ish-nxënësi  i mësuesit Pertef Therepeli dhe i drejtorit të shkollës së Jagollit  nga Kërçova shqiptare Ismet Selimi.

 

 

E ardhur për këtë veprimtari nga SHBA Aurora Hajdini shprehu emoncionet dhe vlerësimet për mësuesit dhe shkollën në Skraparin e atyre viteve.

 

 

Si gjithmonë përshëndetja e presidentit të Fafa Grup zotit Fatos Cerenishti  ishte interesante ku ndihej respekti e mirënjohja për mësuesit dhe   premtimi që edhe në të ardhmen të mbështesë veprimtari të tilla.

 

 

Më pas përshendetën mësues e ish-drejtues si, pedagogu, poeti e skulptori Haxhi Kalluçi, ish-drejtuesi  i arsimit Rustem Bregu; ish-mësuesit, Ermioni Dervishi,  Gëzim Aliaj e Mersin Tërpo, Drane Bega etj.

 

 

E gjithë veprimtaria kaloi me një atmosferë të ngrohtë festive, emocionuese dhe mbresëlënëse.